Perqendrimi i vemendjes ne gjerat e duhura dhe durimi, na jep force e kurajo per jete

Vemendja e perqendruar dhe durimi ne ato gjera qe i deshirojme, vertete na jep force, guxim, vullnet, dashuri dhe dije, per t`i realizuar ato sa ma pare e sa me lehte. Ne te kunderten gjerat me vlere nuk arrihen kurre.
I pavemendshmi dhe i padurueshmi, ka sy por nuk sheh, ka veshe por nuk degjon,ka mende por nuk kupton, sepse i mungone perqendrimi, durimi, perkushtimi, vullneti, guximi, dashuria dhe kuptimi i asaj qe e deshiron. I mungon forca te merr vendim, per t`i ndryshuar gjerat qe mund t`i ndryshoi dhe duhet ndryshuar, i mungon gadishmeria per t`i pranuar gjerat qe nuk mundet me i ndryshu dhe i mungon menquria per ta njohur e kuptuar ate ndryshim qe duhet bere.
Sa ma shume e perqendrojme vemendjen mbi idene e arritjes se qellimeve tona kryesore gjate jetes, aqe ma shume kemi force, durim, vullnet, guxim, dituri e dashuri per ti mposhte pengesat dhe veshtiresite qe na dalin para.
Si do qofte, keto dy procese psikike, vemendjen dhe durimin duhet kontrolluar e menagjuar me kujdesin ma te madh drejte nje qellimi te percaktuar, derisa te realizohet ai .
Lexusi im i dashur, pa vemendje te perqendruar dhe pa durim te perkushtuar, nuk arrihen kurr gjerat e medha e te vlefshme qe i deshirojme. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje