Keshilla per jeten- shkurt

Pa unitetin tone kombtar, veshtire e kemi dite te bardha me pare!

Te jesh dashamir i popullit tend nuk ke zemer e shpirt, ta paragjykosh e ta fyesh ate mbi bazaz fetare dhe te fusish urrejtje e perqarje mes tij, siq po bejne shume qarqe propagandistike antishqiptare dhe disa shqipfoles, qe kane ra nen ndikimin e tyre dhe po u sherbejne.

Ma mire eshte te humbim duke mbrojtur nderin dhe dinjitetin tone personal, familjar e kombetar , se sa te fitojme pa ndershem dhe pa dinjitet, s`iq veprojne disa.

Ata qe behen regjisor te jetes se vete personale, nuk i lejojne tjeret tu prijne e as tu grahin perpara.

Mbajtja e fuqise shendetesore te nervave tona, eshte ma e qmushme se sa paraja e t`mirat tjera ne jete. Parane dhe t`mirat tjera gjate jetes, i fitojme me fuqine e shendetshme te nervave tona.

Perparojne vetem ata njerez qe dijne se çka dojne. Ne baze te vendosmerise gjate punes se tyre qe e kryejn, njihet niveli i personalitetit dhe niveli i vetdijshmerise per arritjen e qellimeve dhe deshirave te tyre.

Nivelin e pergjegjesise qe e marrim gjate jetes dhe rrugen per kah jemi nise, e tregojne mendimet, fjalet dhe sjelljet tona, qe i demonstrojme ne raport me tjeret dhe ne raport me veten.

Besimet tona fetare qe i posedojme si komb, nuk duhet ti keqperdorim per agresivitet, per urrejtje, fyerje e kundershtim mes nesh, por duhet ti perdorim qe te duhemi, te rrespektohemi, ta ndihmojme njeri tjetrin dhe te behemi unik per hire te gjakut, gjuhes, kultures, atedheut, Zotit dhe ta konsiderojme qeshtjen tone kombetare si qeshtje te perbashket e prioritare, e ate fetare si qeshtje personale e secilit. I

Askush nuk te jep liri, pavaresi, drejtesi e barazi, por t`i rremben ato e te shkel mbi to. Lirine, pavaresine, drejtesine e barazine e fitojne ata qe kane pak vner ne gjak, karakter te fort e human, vullnet, guxim e dashuri te madhe per to

Disa e harrojne vetën duke vrapuar pas kënaqësive të rrejshme, me pasoja të pariparueshme për shëndetin, karierën dhe autoritetin përsonal.
Sa shumë kohë humbin e sa shëndet, sa para e autoritet, ata qe vrapojne pas kënaqësive të rrejshme e afatshkurtera. Lum ata qe nuk vrapojne pas ketyre kenaqesive!

Nese prodhojme mendime afirmative dhe po ashtu bejme sjellje te tilla, i dhurojme ndërdijes sone fuqi e nxitje te larte, që ajo të punojë për të miren tone.
Të afirmosh vetveten përmes mendimeve e sjelljeve tua personale afirmative gjate jetes, është nje kënaqësi e madhe dhe e papërshkruar ne boten emocionale.

Kurë të vetëdijsohemi per menyren e te menduarit dhe t`i besojme vetvetës, atëherë e kuptojmë rendesine e porosive tona pozitive apo negative, që ia bëjmë ndërdijes permes mendimeve.
Porositë negative e pengojnë, ndërsa ato pozitive e ndihmojnë ndërdijen, që t’i realizojme dëshirat dhe synimet tona gjate jetes.

Nuk eshte edhe aq e rendesishme prej cilit nivel nisemi, por e rendsishme eshte vendimi qe marrim se deri ku jemi te vendosur te arijme. Sipas aspirates qe e kemi, pason arritja jone.

Ne momentin kure e kuptojme se jemi ma shume se sa dukemi, marrim asi vendime qe na mundesojne ta ndryshojme çdo aspekt te jetes sone qe eshte vendimtare per ne. Nese e bejme shprehi te ndryshojme per mire, nuk pranojme kurre te jemi me pake se sa kemi mundesi te behemi.
Sa e sa talentet shuhen per shkak qe nuk marrim vendime, per ta ndryshuar strategjine e menyres se te jetuarit, duke pajtuar me statuskvone.

Maskat jane nje mekanizem mbrojtes psikologjik qe perdoren per t`i mashtruar tjeret duke u paraqitur para tyre, ata qe nuk jemi. Maskimet apo mekanizmat mbrojtes psikologjik shpeshehere perdoren pa vetedije nga ana jone, duke i arsyetuar mossukseset, mangesite dhe gabimet tona personale, gjeja pershkak te faktoreve te ndryshem, qe gjenden jasht nesh. Sa shume maskat po perdoren sot, si mekanizma mbrojtes psikologjik, me vetedije e pa te, per tu paraqite para tjereve ata qe nuk jemi! Ujku i beri kembet me mill, qe te paraqitet tek kecat si nena e tyre. Dhelpra edhe pse i lepinte buzet para kalaveshit te rrushit, pasi se mbrriu, tha qenka i tharbet.

Forca, dituria, guximi, vullneti, deshira dhe dashuria, per ta ndryshuar veten dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, jane brenda nesh, te cilat po e presin vendimin tone t`i zgjojme sa ma pare nga gjumi. Po se bem kete, keto vdesin pa u zgjuar se bashku me ne.

Menyra se si marrim vendime gjate jetes per t`vepruar diçka, mundet me qene burim i gezimit, kenaqesise, lumturise, krenarise dhe i shume sukseseve e perfitimeve tjera, por mundet me qene edhe burim i mos kenaqesise, hidherimit, zemrimit, pikellimit, turpit dhe mossukseseve e humbjeve tjera.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje