Heret ose vone do te ndeshkohen nga populli e nga Zoti keqbersit

Me doemos, do te denohen nga populli e Zoti moralisht, shpirterisht dhe fizikisht ata qe shkelin betimin mbi etiken e Hipokratit, ne dem te pacienteve dhe sherimit te tyre. Ata qe i kane zene tri e kater vende te punes, ne dem te papunesuareve, te cilet po jetojne ne varferi ekstreme. Ata qe po e shkatrrojne nga temelet drejtesine kosovare, qe ti mbrojne padronet e tyre. Ata qe perdorin substanca kimike helmuese neper artikuj ushqimor, ne dem te shendetit te konsumatorit. Po ashtu, heret ose vone do te denohen e do te ndeshkohen nga populli e nga Zoti, ata qe merren me trafikimin e dhunimin e qenjeve njerezore, me trafikimn e substancave narkotike, duke shkatrruar jeten e qindra te rinjeve dhe te rejave shqiptare e te rinjeve tjere,per perfitimet e tyre personale. Ata qe po i bejne konkurence te pandershme edukimit e arsimit permes shkollave dhe univerziteteve, qe nuk i perfillin kriteret dhe parimet e edukimit dhe arsimit cilesor, sipas kerkesave te kohes. Ata qe nuk e informojne opinjanin drejte e sakte, por e informojne sipas shijeve dhe intersave politike dhe interesave te tyre personale e karieriste. Ata qe e keqperdorin pasurine shoqerore permes tenderimeve e dallavereve te ndryshme dhe korruptohen kemb e koke.
Lexusi im i dashur, sa e keqe, e turpshme, e pandershme, kriminale, e dhemshme dhe sa e padurueshme kjo gjendje qe perhere e me shume po keqesohet! I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje