Buxheti i Kosovës nuk i shërben vetëm veteranëve të luftës por edhe qytetarëve tjerë të sajë

8. 07. 2022
Ky buxhet me asnjë cent nuk duhet tu shërbej veteranëve të rrejshëm, sepse shkel rëndë mbi interesat dhe mbi nderin, sakrificën dhe kontributin e deshmorev dhe veteranëve të vërtetë të luftës çlirimtare, qe jane dëshmuar nëpër beteja, duke u përballur fyta fyt me pushtusin gjakatar serb.
Buxheti i Kosovës i shërben fëmijëve dhe familjarëve të dëshmorëve, si më të merituarit për tu shpërblyer dhe përkrahur nga shoqeria jone, nuk duhet tu sherbej veternëve te rrejshëm, por invalidëve të luftë që i kanë lënë gjymtyrët e veta ne luftë, që ende u kullojnë plaget duke i mbajtur plumbat e hasmit në trupat e tyre.
Ky buxhet i shërben veteranëve të arsimit, të burgosurve politik, rasteve sociale, që i ka kapluar varfëri e skajshme, i shërben armatosjes se policisë dhe ushtrisë sonë, shkollimit dhe pergatitjes se kuadrit te duhur profesional qe i shebejnë mbrojtjes më efikase të atdheut dhe popullatës kosovare, nuk duhet tu shërben veteranëve të rrejshëm, të cilet po perpiqën padrejtësishtë ta vejnë vetën në epiqendër, mbi të gjitha kategoritë tjera shoqërore.
Buxheti i Kosovës i shërben zhvillimit ekonomik, hapjes së vendëve të reja të punës, zhvillimit të shëndetësis, arsimit, kulturës, shkencës dhe sistemit ligjor juridik, të cilat kanë mbetë shumë prapa dhe janë ngulfatë nga korrupcioni, familjarizmi dhe krimi i oganizuar, në dëm të buxhetit shtetnor të Kosovës, në dëmë te drejtësisë dhe barazisë së shperndarjes dhe shfrytëzimit të barabart të tij.
Është e pandershme, jo humane, e pa drejte, e panjerzishme të shperblehen mbi 45 mij veteran të rrejshëm me nga 170 euro, kurse veteranët e arsimit që kanë punuar mbi 11 vjetë në gjendje të jashtzakonshme me nga 20- 40 marka pagë mujore, ku mbi 20 paga mujore, edhe pse paga simbolike, dhuratë nga populli ynë i dashur, gjate atyre viteve, nuk iu kanë paguar punëtoreve të arsimit atëherë edhe sot e kësaj dite.
Është e pandershme, jo humane, e padrejtë, e panjerzishme të shpërblehen mbi 45 mij veteran të rrejshëm, e të mbesin një pjesë dërmuese e pensionerëve me nga 100 euro pension të moshës, vetëm që u mungojnë 10 vite përvojë pune atyre qe i ka përjashtuar dhunshëm nga puna, ata puntorë që nuk i kanë pranuar masat e dhunshme të Serbise nëpër organizatat e tyre të punës, edhe pse kanë punuar 20 e 30 vite nëpër ato organizata, shumica prej tyre me kualifikime të larta profesionale për vëndet e punës që i kane mbuluar. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje