Dy dekada gënjeshtër, mashtrim e keqpërdorim rreth reformës në arsim

10. 07. 2022
Ata që thonin e po thojnë po bëjmë reformë në arsimin tone kombtar, në planprograme, në tekstet e literaturën shkollore, në mjetët e kabinetet mësimore, në metodat, format dhe teknikat e organizimit të procesit mësimor, në hartimin e testeve te ndryshme shkollore e kombtare per cilesimin e nxenesve dhe studnteve tanë, na kane mashtruar e po mashtrojnë, duke rregulluar terenin për lverdite e veta.
Me këtë kuadër militantësh partiak që i patëm dhe i kemi në ballë të arsimit e në ballë të reformës, i cili pak, të mos them aspak është i përgatitur profesionalisht, pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht, metodikisht dhe moralisht e kombtarisht për këto qështje vitale por shumë delikate, të cilat kërkojnë angazhim serioz me kompetencë profesionale e shkencore, e genjejne dhe e mashtrojnë shkollën shqipe, nxënësit dhe popullin shqiptar, siq e kane genjyer dhe mashtruar qe dy dekada me radhe dhe po e genjejnë mashtrojnë prap, se gjëja po bëhet reformë në arsimin tonë kombtar.
Po bëhet reformë në perpilimin e planprogrameve mësimore, të ashtuquajtura korikulat e Kosovës, në hartimin dhe perpilimin e teksteve dhe literaturës shkollore, ne përzgjedhjen dhe në planifikimin e mjetëve dhe kabinetëve mësimore sipas nivelit dhe llojit te shkolles, përshtatur natyrës së lëndve mësimore, dhe nivelit të nxënësve apo studentëve, po bëhet reformë në përzgjedhjen, në ndryshimin dhe përsosjen e metodave, formave dhe teknikave të mësimdhënjes e mësimnxënjes, sipas nivelit te nxënesve, nivelit dhe llojit të shkollës.
Po behet reformë në përpilimin e testeve mësimore për nevojat e brendëshme te shkollës dhe testeve kombtare për semimaturantët, maturantët dhe për studentët, po bëhet reformë në trajnimin e mësimdhënësve, stafit menagjues të shkollës, po behet reformë në mardhënjet e shkollë me familjet e nxënesve, mardhënjet e shkollave mes veti, mardhënet e kshillit te arsimtareve, mes veti, me stafin menagjues, me kshillin e shkollës, me kshillin e nxënësve, me këshillin e prindërve dhe me pedagogun e psikologun shkollor, me të cilin kuadër po abuzon udhëheqesia e shkollës, po abuzojnë DKAT komunale dhe Ministria e arsimit.
Të gjitha këto dukuri që u pëmendën, reforma nuk i ka lëvizur drejte progresit sa e si duhet, te mos them i ka stagnuar fare, duke quar ujt ne favor te reformatoreve, trajnuseve e perpiluseve, qe te shperlajne sa më shumë para e te keqperdorin në emër te reformimit në fjalë. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje