Luftën e herojnëve tanë çlirimtarë që ranë dëshmorë, disa po e përdorin për zhvatje abeuziv

19. 07. 2022
Për tu bindë, se sjelljet e veprimet e disa shqipfolësve janë shëndrruar në luftë për zhvatje të Kosovës dhe pasurive të sajë dhe në luftë për pushtet kundër shtetit, mjafton ti përcjellim diskutimet e disa deputetëve dhe liderëve partiak në parlamentin e Kosovës dhe deputetëve e liderëve partiak nëpër kuvendet Komunale. Po e bëmë një pecjellje të tillë, momentalisht bie në sy lufta e tyre e ndytë, e pameshirshme, e pakuptimt, anti njezore dhe kundër njëri tjetrit, duke rrah gjoks, si bajraktar e flamurtar të parë, edhe pse praktikiht nuk jan kërkushi e askushi, pos zhvatës të dëshmuar kundër Kosovës, shtetit dhe kundër popullatës kosovare.
Nëse i dëgjojmë diskutimet e Abelard Tahirit, Memli Krasniqit, Hisen Berishës dhe kategorive të tilla, në kuader të PDK-ës, LDK-ës, AAK-ës, AKR-ës dhe NISM-ës, të mbushet mendja në bazë të fjalimit të tyr, se kjo kategori e deputetëve, deputeteve dhe liderëve tjerë partiak, kanë dhënë kontribut më shumë për liri e për atdhëdhe, seq kanë dhënë Mic Sokoli, Sef Kosharja, Idriz Seferi, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Azem Bejta, Shotë Galica, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adem, Hamzë e bacë Shaban Jashari me familjen e tyre, Zahir Pajaziti me shokë dhe vëllëzërit dëshmor haradinaj, edhe pse kanë shkelë me dy këmbët mbi gjakun e dëshmorëve tanë, duke berë luftë të pamëshirshme për pushtet, karierë, per perfitime përsonale, familjare, partiake kunder shtetit dhe kundër interesave kombtar, gjithnjë duke rrahur gjoks në emër të luftës sonë çlirimtare, kurorzuar me gjakun e deshmorëve shqiptarë që kanë ra heroiksht në mbrojtje të atdheut, popullatës dhe në fitorën e lirisë.
Nuk ka fyerje më të madhe, humbje më katastrofale, përbaltje më të ndzrë të lirisë dhe gjakut të dëshmorëve që kanë skrifikuar çdo gjë nga vetja, duke dhënë edhe jetën për liri e për atëdhe, se sa kur dëgjën në parlamentin e Kosovës diskutimin e zhvatësve, si të Abelard Tahirëve, Memli Krasniqëve, Abdigjikëve e Arben Gashëve, paterica të Isa Mustafës, Thaçit, Haradinajt, Fatmirit, dhëmpirit të Kosovës Pacollit dhe kategori të tilla deputetësh e deputetesh të partive të ndryshme, që rrahin gjëks në emër të luftës e në emër të dëshmorëve që janë sakkrifikuar për çlirimin e tokave shqiptare.
Ata që nuk i besojnë fjalës time që e kam shpreh në këtë shkrim, të cilin po e postoi tani, i lus lexusit e mij të dashur ta percjellin diskutimin e deputetëv, deputeteve dhe liderëv partiak në parlamentin e Kosovës dhe nepër kuvende komunale, që të binden se fatin tonë po udheheqin zhvatësit e Kosovës që rrënuan çdo gjë që gjetën para vetit, zhvatën dhe abuzuan si është më keq me pasurinë e shtetit, me bugjetin e Kosoves dhe me punësime totale nepotiste e krimnale. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje