“ Une nuk dua me te jetoi nje jete egoiste, dua te kaloi jeten duke u sherbyer njerzeve”- Shanon, mesa e Stephen R. Covey dhe Sandres

 

 

  1. 07. 2022

 

Te rralle jane njerzit qe nuk bejne jete egoiste, per  ta vene jeten e tyre ne sherbim te njerzeve. Te besh jete  egoiste, ua ke kthyer shpinen tjereve, per te bere vetem per vete. Berja vetem per vete, te josh qe te shkelish mbi interesat e tjereve, te pervetesosh ate qe nuk te takon dhe nuk eshte e jotja. Me nje fjale shprehur, abuzon me interesat e tjereve, me pasurine shoqerore e kombtare,  abuzon ne dem te shtetit e  organeve shtetnore, duke manipuluar me to,  sikur te ishin prane personale e jotja. Egoizmi ti verbon syt, me i pa edhe tjeret, duke u orientuar apsolutisht drejte egos dhe drejte plotesimit te deshirave te pangopshme personale.

 

Athu, politikanet tane opozitar e ne pozite, po bejne me shume jete egoiste apo jete duke i sherbyer popullit, duke i mbrojtur interesat e tij, duke zhvilluar vendin, duke hapur vende te reja pune, duke e vuar drejtesine ne binar normal, duke dhene pergjegjesi para popupullit per sjelljet e veta, i cili ua ka besuar voten  per ti mbrojtur interesat e tyre, per ta mbrojtur Kosoven,  shtetin, pasurine shtetnore e kombtare, per ta mbrojtur teritorin e tij dhe kushtetuten e vendit, per ta forcuar ushtrine tone kombtare, policine, per te vuar rend e disipline ne vende?!

 

Apo, po bejne me shume jete egoiste duke i sherbyer vetevetes dhe klaneve te ndryshme mafioze e partiake ne kundershtim te interesave te popullit, duke e plaqkitur vendin, duke mos hapur vende te reja te punes, duke manipuluar me drejtesine, duke mos dhene pergjegjesi  askush ndaj askujt per sjelljet e veta egoiste e arrogante ne dem te kosoves, shtetit dhe ne dem te popullates se saje, ne dem te pasurise shoqerore e kombtare, duke zhvilluar korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor, shkencor e juridik dhe duke kapur shtetin, organet shtetnore, gjykatat, prokurorite e prokuroret dhe tere sistemin ligjor e juridik, per ta bllokluar funksionimin e mire dhe te drejte te shtetit?!

 

Kure do te vije ajo dite per Kosoven, per Shqiperine dhe per trojet e shqiptareve nen qizmen greko-sllave, qe politikanet e tyre te mos bejne jete egoiste, arrogante e te turpshme kunder vendit te vete e kunder popullit qe i takojne, por jete ne sherbim te popullit shqiptare, sipas shembullit  te Shanon, meses se Stephen R, Covey dhe Sandres, e cila ne moshen 19 vjeqare, ka deklaruar para gjyshes dhe gjyshit te saj, se do te sherbej per tjeret, ku dhe sote e kesaj dite, po u sherben njerzeve ne Rumani?! I juaj, mesuesi Ise

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje