Pa e respektuar veteveten i genjejm tjeret me respektin qe ua bejm

 9. 11. 2020
Per ne eshte me rendesi ti mesojme format e frytshme, njerezore, humane dhe te ndershme te respektit e mardhenjeve mes njerezve e shteteve te ndryshme te botes. Nese nuk e pervetesojme dhe nuk e persosim respektin e mardhenjen ne raport me veten dhe te verteten, nuk besoj qe kemi mundesi ti permiresojme ato qe kane vlere njerezore ne raport me tjeret, perpos vendosjes qe ta marrim rolin e nenshtruesit, poshtruesit, sherbtorit dhe lajkatarit, ne raport me ta.
Po nuk patem respekt e mardhenje te shendetshme me veteveten, nuk kemi mundesi tu ofrojme dicka më te mire tjereve, perpos dilingjillakun, lajkat, te pavertetat e te pasinqertat ashtu siq ia kemi ofruar vetevetes. Te keshe respekt e mardhenje te mira me veteveten, nenekupton kujdesin e madh qe ta ruajm, mirembajm dhe ta persosim shendetin tone fizik, intelektual, moral dhe ate social, ekonomik e material.
Nese bejm perpjekje qe ti perdorim menyrat me te persosura, per mirembajtjen, ruajtjen dhe persosjen e ketyre fushave shendetesore, pa e prishur barazpeshen mes tyre ne raport me veteveten, atehere kemi mundesi te ndertojme respekt e mardhenje te mira, te verteta e frytedhenese ne raport me tjeret, pa e lujtur lojen e te nenshtruarit, poshtruarit, lajkatarit dhe genjeshtarit, ne deme te se vertetes njerzores, miqesise, te ndershmes e ne dem te zhvillimit te barabart, kombetar dhe nderkombetar.
Mua më eshte mbush mendja se ne shqiptaret me shume po ndertojme respekt e mardhenje te disfavorshme ndaj nesh, ne raport me tjeret, se sa respekt e mardhenje te frytshme per veteveten krahasuar me tjeret. Ky disfavor i respektit dhe mardhenjeve po hetohet me fqinjet tane, Evropen, Ameriken qe aqe shume po i lajkatojme, po i genjejme, po u nenshtrohemi e poshtrohemi dhe po e luajme lojen e servilit, sesa vertete qe po i respektojme dhe po ndertojme mardhenje te sinqerta, te vlefshme, te barabarta e miqesore.
Eshte mese e qelluar dhe e domosdoshme per ne, ta permiresojme respektin e mardhenjet me veteveten e pastaj me tjeret, sepse nuk kemi se cka tu ofrojm tjereve, perpos lojes se nenshtrimit, poshtrimit dhe lajkes. I juaj mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje