Incident ne Parlament!

20. 11. 2020
Incidenti i mbremshem ne paralamentin e Kosoves, sharjet, fyerjet, ngatrresat, perqarjet gjate diskutimeve e debateve te zhurshme te deputeteve, deshmoi haptas se vetem zgjedhjet e jashtzakonshme e shpetojne Kosoven, Shtetin dhe qytetaret e saje nga akteret politik te kriminalizuar, korruptuar, amoralizuar dhe nga zhvatesit e pangopur qe gjenden ne Presidence, ne Qeveri e ne Paralament.
Kush pret edhe metej te mira qe i sjellin Kosoves, Shtetit dhe popullit te saje akteret tane politik qe e kane treguan veten per dy dekada me radhe se kush ishin e kush jane edhe tani, te cilet e kane shkaterruar shtetin, pasurite e vendit, te cilet e kane varferuan popullin dhe e kane perqare e hasmeruar skajshmerishte mbi baza partiake e regjionale, deshmon se ka nivel te ulte te vetedijes, kultures, edukates dhe nuk posedon kurrfar potenciali njerezore per ta mbrojtur vendin, shtetin dhe interesat e perbashkta kombtare pos interesave te tyre personale.
Çka ka me prite tjeter Kosova, Shteti dhe populli i saj prej ketyre monstrumeve politike pos zhvatje e shkaterrim, qe per dy dekada me radhe po lulezone korrupcioni, nuk u be liberalizimi i vizave, nuk u pranua Kosova ne Interpol, ne UNESKO. u stopuan njohjet, Humben mbi 8230 hektar toke rreth regullimit te demarkacionit me Malin e Zi, nenshkrimi i asociacionit me kompetenca shtetnore te komunave me shumice serbe, nenshkrimi i ekstra teritorit per kishat ortodkse, zotimi i ndarjes se Liqenit te Ujmanit me Serbine, besa edhe Trepçen, zotimi i inkuadrimit ne minishengenin e Serbise, sigurimi i Serbis per daljen e saje ne portin e Shengjinit apo te Dursit mes permes Kosoves!
Nuk ka çka pritet tjeter marri e shkaterrim i atedheut dhe shtetit tone prej ketyre monstrumeve politik, pos nese e presim edhe vetevrasjen politike!
Hapi syte dhe kthelloje mendjen populli im i dashur, topi tani eshte ne doren tende, mos vepro me sy te mbyllur e as me mendje te turbullte kunder vetevetes dhe te ardhmes te pasardhesve tane! I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje