Manifestim i sjelljeve te ulta ne politike, ne kulture e ne shkence mes shqiptarev

11. 11. 2020
Vertet eshte per tu befasuar nga keto struktura njerzish se sa ulte e sa te papergjegjshem i manifestojne idete, pikpamjet e veprimet e veta mbi reagimin dhe pasqyrimin e realitetit te skenes sone politike dhe ngjarjeve te ndryshme me te cilat rrethohemi. Jo vetem manifestim i ulte por edhe kontraverz mes tyre, secili shef e bajraktar ne veti.
Aspak nuk u ka hije politikaneve, intelektualeve, analisteve politik e gazetareve, te jene sy mbyllur para situatave qe e vulosin ardhmerine e nje shteti, nje kombi dhe atdheut te tij.
Eshte qyqarllak, marrezi e turp per akteret ne fjale ti mbyllin syte, te heshtin, te mos konsultohen, vetdijsohen e unisohen me pikpamje e me marrje vendimesh te perbashkta, kur vendoset e nenshkruhet diçka me rendesi per te ardhmen e atdheut.
E jo assesi te marrin vendim e te nenshkruajn bllanko pa e kuptuar dokumentin e marrveshjes se çka po nenshkruhet, me ke po behet marrveshje, kush kujt i ka borgj, kush kujt ia ka uzurpuar trojet e lirine dhe kush kujt po ia burgos, po ia dhunon, poshtron, nenshtron dhe po ia perzen prej shtepive te veta e poi a vret qytetaret, e jo assesi te vrapoi secili koke ne vete, per ta mbrojte bajrakun e vete te turpit, ne dem te interesave te perbashkta kombtare.
Eshte e pa ndershme, jo e menqur, as njerzore e as kombtare per palet ne fjale te mendojne vetem per interesat e veta, e te shkelin me dy kambet mbi interesat e tjereve dhe mbi interesat e kombit ne pergjithesi.
Eshte mekat, marrezi, jo e menqur, tersisht shkurtpamesi per politikanet, intelektualet, analistet e ndryshem politik dhe gazetaret te ndahen ne grupe e blloqe te ndryshme, qe te fusin perqarje mbi baza politike, fetare e regjionale dhe te korruptohen para situatve dhe pergjegjesive te ndryshme duke injoruar varferine, papunesine, te pa strehet e te smuarit.
Eshte turp e marrezi per politikanet t`ia ulin autoritetin shtetit te tyre, tia lejojne kompetencat shtetnore te huajve, tia tkurrin teritorin duke bere pazare nga me te ndyrat, tia shesin pasurine, tia zene frymen lirise dhe ta turperojne para botes shtetin dhe kombin tone.
Eshte turp e marrezi per intelektualet e akademiket te heshtin para ketyre marrezive qe ndodhin sot ne realitetin ton politik e kombtar.
Eshte turp e marrezi per analistet e ndryshem politik qe keto ngjarje i analizojne sipas keendveshtrimit te politikaneve te cileve u sherbejne dhe i mshojne daulles per te hedhur valle lirshem se bashku me ta per interesa te veta.
Eshte turp e marrezi per gazetaret qe nuk japin informacione te sakta ashtu siq ndodhin ngjarjet e dites, javes e mujeve ne realitetin tone por e kamuflojne ate, te cilit po ia ndjene peshen e rende dhe te hidhur mbi supet e veta populli shqiptar. Gati tersisht gazetaret, veprimin e vete e bejne per favore te politikaneve, duke shkele mbi etiken e gazetarit. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje