Partite qe ishin ne pushtet mbajne pergjegjesine historike per shkaterrimin e shtetit dhe institucioneve te tij
23. 09. 2020
Menyra e konkurences ne mesin e shoqerise sone, po e shtrine ndikimin e vete mbi shkaterrimin e vlerave te perbashkta kombetare, ne favor te egoizmit ekstrem personal, grupor, partiak, e regjional, mbeshtetur ne nje grabitje te papare ndojhere, duke i demtuar interesat e perbashkta dhe ekzistencen e tjereve, ne vende qe te ndodhe nje konkurence ne te mire te te gjitheve, duke i ruajtur vlerat e perbashkta, pa te cilat do te jene te kote perpjekjet egoiste e te pandershme, te sjellin rezultate te ndershme per nje jete me te mire me te dinjitetshme si ne aspektin personal, familjar, institucional e kombetar.
Derisa t`i shkelim, t`i neperkombim dhe t`i shkaterrojme vlerat tona te perbashkta ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore, historike e shkencore, do te bejme jete pa dinjitet e pa liri, me te cilen po tallet bota e civilizuar dhe po neperkombemi si perhere e si eshte me keqe, nga fqinjet tane pushtues dhe dashakqinjte e kombit shqiptar, fale gabimeve, fajeve dhe lakmive te qoroditura e te qmendura te partive tona qe ishin e jane ne pushtet.
Pergjegjesine kryesore historike per shkatrrimin e Shtetit te Kosoves, shkaterrimin e aseteve te pasurise kombtare, mos mbrojtjen e kufijeve, shkaterrimin e shendetesis, arsimit, ekonomise, tregtise, jurispodences, shkatrrimin e kultures dhe shkences, shkeljen e kushtetutes se Kosoves, perhapjen e korrupcionit, nepotizmit, krimit te organizuar, humbjen e mbi 8200 hektar toke rreth demarkacionit me Malin e Zi, nenshkrimin e Asociacionit te Komunave me shumice serbe dhe nenshkrimin e teritorit ekstra per kishat e uzurpuar ortodokse nga serbet, e mbajne PDK e LDK, AAK e AKR, te cilat parti jane sorrullate endej e ketej ne pushtet qe dy dekada me radhe. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!