Po na sjellin deme te medha ekstremizmat ne shqiptareve

21. 09. 2020
Ekstremizmat fetar e politik i kane sjelle deme te medha e po i sjellin kombit shqiptar. Ndersa ne anen tjeter po i sjellin favore fqinjeve tane pushtues, te cilet po investojne shume propagande e para qe te lulezojne e te zhvillohen ekstremizmat ne fjale.
Po ta kishim ndjeke e po ta ndjekim tani shembullin e dijetareve te Rilindjes sone kombtare, edhe pse ishin fetare te devotshem e te njohur ne bote, ata me asnje qmim e me asnje kusht nuk i lejuan vetit ekstremizma fetar e politik, as ta vejne fene ne radhe pare kombit.
Ata nuk e perqmonin, nuk e perqanin, nuk e urrenin, nuk e fyenin kombin e vete mbi baza fetare, politike e regjionale dhe nuk e ngatrronin ate per interesa te ndryshme fetare e personale dhe nga kjo filozofi racionale arrit ta themelojne kombin shqiptar.
Askush nuk mundet me qene fetare i devotshem, pa qene më pare atedhetar e kombetar i devotshem. Ata qe e njohin mire e drejte kulturen dhe filozofine fetare, eshte e pamundur te mos jene edhe adhurues te flakte te atedheut, te gjuhes, te kultures e zakoneve te perbashkta kombtare dhe mbrojtes te guximshem te atyre vlerave qe i posedon atdheu dhe kombi shqiptar.
Kush nuk e mbrone gjuhen e nenes, atdheun dhe lirine e kombit te vete, e genjen veteveten se eshte politikan ne sherbim te interesave kombtare dhe e genjen Zotin se eshte fetar edhe besimtar.
Secili prej nesh e kemi per detyre kombetare ne radhe te pare dhe fetare ne radhe te dyte qe te mendojme, te flasim e te veprojme ne ate menyre qe t’i ulim gjakrat dhe emocionet, t’i eliminojm interesast personale, urrejtjet dhe kundershtimet, ta forcojme unitetin e ta eliminojme perqarjen mes kombit tone, sepse ne funde te fundit do t’i humbim te gjitha nene sundimin e fqinjeve tane greko-sllav. Do ta humbim, gjuhen, kombin, atedheun edhe fene. Do ta humbim edhe njerzishmerine e çdo gje mbi kete toke. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje