Nuk pritet asgje e dobishme per Kosoven nga ata qe e shkaterruan dhe po e shkaterrojne qe dy dekada me radhe

8. 09. 2020
Nuk te mbrone askush nese ti nuk e mbrone veteveten, nuk e mbrone vendin qe i takosh, nuk i mbrone interesat e shtetit dhe popullit qe e perfaqeson. Nuk din askush te te ofroi diçka me vlere kure ti nuk din ti vlersosh vlerat qe te takojne dhe nuk i mbrone ato me çdo kusht. Askush prej miqeve tane nuk i shkaterron vlerat dhe interesat e veta per ti mbrojt vlerat dhe interesat tua qe i shkaterron vete ne bashkpunim me pushtusit.
Asnje mik ne bote nuk na mbrone kur ne jemi te zhytur e te mbytur ne korrupcion, kur ne e keqperdorim pasurine tone kombtare, e shesim dhe e qesim ne treg sipas apetiteve te pushtuseve tane dhe qarqeve te ndryshme anti shqiptare, kur ne u falim pjese te atdheut atyre qe kane marr dekada e shekuj me radhe teritore e teritore pa fund nga atdheu i yne dhe na kane coptuar si eshte më zi e më keq ne mes veti, ku nga te gjitha anet kufizohemi me vellezerit tane shqiptar qe kane mbete nen pushtimin e poshtrimin greko-sllav ne trojet e shtepit e veta, duke e perjetuar ndjekjen, vrasjet, torturat dhe perzenjen me force nga shtepite e tokat e tyre ku kane qene den baba den aty, edhe kur nuk kishte sllav e as grek ne Gadishullin tone Ilirik.
Nuk pritet asgje e mire per Kosoven, per trojet shqiptare dhe per Shqiperine prej atyre qe shahen, fyhen, perqahen e vrahen mes veti per kariere e per pozite, per bajraqe e bajraktarllyqe, per poste e per pushtet, duke u poshtruar para syve te botes si eshte më keq. Asnje mik ne bote nuk ka mundesi e as shance ta ndihmoj Kosoven, Shqiperine dhe shqiptaret e pushtuar ne trojet e veta, nga keta mjerana, qe nuk kane asgje te vlefshme ne kokat e veta, ne shpirterat e ne zemrat e prishta qe i posedojne.
Cili eshte ai mik ne bote qe i perkrah hajnat, te korruptuarit, nepotistet, dhe kriminelet ekonomik, shendetesor, edukativ, arsimor, juridik e kulturor te Kosoves, te Shqiperise dhe te trojeve shqiptare, te cilet kane zhvate, kane shkaterruar, kane keqperdor e pervetesuar ndihmat dhe investimet qe na kane ardhe nga jashte ne para te gatshme, ndihma kadrovike, ndihma teknologjike e keshilla ne çdo fushe te jetes?!
Une mendoi se shume gjate u ka shkuar perkrahja ketyre mjeraneve nga miqte tane nderkombtar, kuptohet duke qendruar prapa votes se popullit e cila eshte keqperdor, eshte manipuluar si eshte më keq, per klane te ndryshme politike, si klani PRONTO dhe klai PAN. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje