Keshilla per jeten shkurt

17. 11. 2020
Demagoget premtojne shume kur flasin qe ti mashtrojne tjeret, ata i mbushin fjalte e veta me oratori dhe i maskojne ato sa më shume, te mos hetohet lehte qellimi i tyre djallezor dhe shemtija e panjerzishmeria qe e posedojne.
E kane lehte demagoget te flasin e premtojne per ti mashtruar tjeret me fjale te medha oratorike e te zbukuruara, sepse nuk u permbahen aspak fjaleve e premtimeve te veta qe t`i bejne realitet ato, per te miren e atyre qe u premtojne. Per oratori te tilla, populli thote:” Aty ku tregojne dredhza shume, merre kofinin sa më te vogel, se nuk do ta mbushish dot me dredhza”.
Demagog premtues, mashtrues e shkaterrues nau ka mbushe skena jone politike, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, kulturore, akademike e shkencore, ne te gjitha trojet shqiptare dhe ne te dyja shtetet e kombit tone.
Per qudi, nuk u ngop qe tri dekada me radhe ne “demokraci “ nga premtimet e mashtrimet e demogogeve populli shqiptar! I juaj, mësuesi Isë
16. 11. 2020
Me shablone te murosura, me skema te ngurta e me programime te vjetruara ne kokat e ne mendimet e njerzeve, te cileve u mungon vullneti, guximi e kambngulesie, u mungon pervoja dhe pergatitja intelektuale e profesionale. Me individe e grupe te ndryshme shoqerore e politike te cileve u dominon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizija, amoraliteti, karierizmi, lakmija dhe tradhtia, nuk jane zgjidhur kurr e nuk do te zgjidhen drejte e njerzishte problemet tona kombtare, shoqerore, institucionale, familjare, personale, profesionale, shkencore, kulturore e as shtenore.
Sa shume eshte e mbingarkuar skena jone politike, kulturore e shkencore me njerze qe posedojne shablone te murosura, skema te ngurta e programime te vjetruara ne kokat e ne mendimete e tyre, te cileve u mungon pervoja e duhur dhe pergatitja intelektuale, u mungon vullneti, guximi e kembngulesia dhe u dominon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizia, amoraliteti, karierizmi, lakmia e tradhtia, te cilet nuk posedojne aspak potencial per ti zgjidhur problemet e ndryshme shoqerore e kombtare ne trojet shqiptare.
13. 11. 2020
E zeza per dike duket e bardhe dhe e bardha e zeze. E idhta ka shije te embel dhe e ëmbela ka shije te idhte. Rrena trajtohet e mbrohet si e vertete, e verteta perbuzet si genjeshter. Padrejtesia trajtohet si drejtesi e drejtesia padrejtesi, e ndershmja e pandershme dhe anasjelltas.
Me nje fjale shumica e shqiptareve po e denon veten duke mbrojte genjeshtren më shume sesa te verteten!
6. 11. 2020
Fisnikeria, ndershmeria, trimeria, menquria, vullneti, dashuria dhe uniteti, te pamundeshmen e bejne te mundeshme. Sa te domosdoshme jane per ne shqiptaret ti bejme pjese te pandashme te jetes keto virtyte te larta njerezore! Pa keto vlera njerezore, te mundeshmen e bejme te pamundeshme ne shqiptaret, siq po e deshmojme praktikisht.
Nuk pritet asgje e vlefshme, njerezore e kombtare prej atyre qe nuk e posedojne ndjenjen e fisnikerise, ndershmerise, trimerise, menqurise, vullnetit, respektit, dashurise dhe unitetit, pos sjellje jo njerezore, korruptive, kriminale, amorale, prostitucionale, trafikim e dhunim te qenjeve njerezore, substancave narkotike e abuzim me to dhe tradhti kombtare.
Mjer ai popull qe u beson atyre qe nuk posedojne kurrfar virtyte njerezore!
1. 11. 2020
Derisa nuk bashkohen politikanet, intelektualet e kleriket tane fetar me idete dhe qendrimet e tyre ne favor te zgjidhjes se qeshtjes sone kombtare. Derisa mes tyre ka perqarje, nuk ka bashkpunim e mirekuptim per interesa te atdheut e kombit shqiptar. Derisa kjo shtrese shoqerore shqiptare fokusohet ne zhvatjen e atedheut dhe shitjen e pjeseve te tij, populli shqiptar eshte e do te jete para nje rreziku te madh.
Derisa te mos unisohemi per interesa te perbashkta kombtare dhe i thellojme perqarjet e mosmarreveshjet, do te tallen sllavet e grekerit me budallite tona dhe do ua msyjne lirshem trojeve shqiptare per kolonizim te metejshem.
Derisa politikanet, intelektualet e kleriket tane ia kthejne shpinen vendit dhe popullit, te perqare mbi baza politike e partiake dhe mbi baza fetare e regjionale duke anuar kush pas Vatikanit e kush pas Stambollit, kush pas Moskes, Beogradit e kush pas Athines, nuk do te na hiqet kurr prej shpine barra e rende e roberise dhe varferise!
31. 10. 2020
Nuk kane lumturi te qendrueshme ata persona qe e mbeshtesin lumturine e tyre, mbi padrejtesite e vlerat e ulta, mbi mashtrimet e degjenerimet, mbi dyfytyresine e korrupcionin, mbi trafikimin e qenjeve njerezor, prostitucionin e dhunimet dhe mbi tradhetine kombetare.
Nuk eshte mire dhe aspak njerezore te perfshihemi nga ato ligesi qe u shkaktojne dem tjereve!
29. 10. 2020
Disa habiten dhe e harrojne tersisht veteveten, familjen dhe miresjelljet ne raport me tjeret duke vrapuar pas pasurise e karieres. Keto arritje here te zakonshme e here te pazakonshme e jo parimore kushtojne shume shtrejte per jeten personale e familjare, sepse kemi harruar te merremi me veteveten e familjen, si vlera mbi te gjitha vlerat e kesaje bote dhe kemi harruar ti ruajm raportet e shendosha me tjeret qe jane nje dige e forte per sukseset tona parimore.
Çdo arritje jo parimore ne kariere e ne pasuri i zbehe dhe i ule tersishte vlerat e tyre. Sa e sa prej nesh pendohemi e ankohemi, se e kemi humbe tej mase shendetin tone fizik, psikik , emocional, intelektual dhe moral duke vrapuar verbtas pas pasurise e karieres.
Sa e sa prej nesh pendohemi qe nuk jemi marr sa duhet e si duhet me problemet e ndryshme te familjes qe ta njohim sa me thelle ate dhe problemet e nevojat e ndryshme te saje qe ta perkrahim, te bashkepunojme, të duhemi e te respektohemi mes veti.
Ta duam veteveten, familjen dhe tjeret permes punes e dijes dhe zhvillimit proporcional te shendetit fizik, emocional intelektual, moral e kombetare, eshte arritje parimore e sukseseve tona.
Nuk eshte aspak e njerezishme as e dobishme, as parimore ta harrojmë veteveten, familjen, miqte, dashamiret, bashkekombasit dhe qytetaret e kombin tone per pasuri e kariere dhe per asgje tjeter, sepse pasuria dhe kariera duhet t’i sherben ne radhe te pare vetevetes, familjes dhe kombit, permes te cileve vije pasuria, kariera dhe çdo vlere tjeter njerezore. I juaj, mësuesi Isë
28. 10. 2020
Ne dy shtetet shqiptare e ne trojet e veta ku jetojne shqiptaret haptas po verehet, po ndjehet dhe po deshmohet se ka per se tepermi pervetesim te paligjshem e keqperdorim, abuzim e anashkalim te ligjit dhe shkelje me dy kembet mbi ligjin e mbi kushtetuten, sipas apetiteve personale, partiake e grupore, nga larte poshte e anasjelltas!
Si pasoje e kesaje dukurie negative te qoroditur, ne trojet shqiptare ka vershuar anarhia, vandalizmi, sulmet, vjedhjet dhe abuzimet maksimale ndaj pasurie shoqerore e kombetare, asaj private e personale dhe ndaj te drejtave e lirive te qytetareve, duke shpallur nje lufte tinzare, kriminale e te hapur, kunder atdheut, kunder shtetit dhe kunder popullit!
Ata qe marrin më shume sesa japin jane servil e pakurrizor qe jetojne ne kurriz te tjereve. Keta i kane okupuar keq shqiptaret!
24. 10. 2020
Edhe çka duhet te na ndodhe tjeter ne shqiptareve qe tani e tutje te mos qendrojme inferior, te heshtur, pasiv e si te vdekur per se gjalli, duke i toleruar politikanet tane dhe Europen te na ndeshkojne neve e ta shperblejne Serbine gjakatare e pushtuse te trojeve tona?!
Ti mundesojne kompetenca shtetnore “zajednices se komunave me shumice serbe”, ti mundesojne ekstra teritor kishave te tyre dhe ti ndajme se bashku me Serbine asetet e pasurise sone kombtare, Ujmanin e Trepçen, ti falim mbi 8200 hektar toke Malitit te Zi rreth demarkacionit kufitar me te, ti falen mbi 4000 hektar toke rreth demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ti lejohet Greqise, sipas apetiteve te saje, hapsire detare te shqiptareve.
Edhe çka duhet te na ndodh tjeter ne shqiptareve nga politikanet tane, nga Europa dhe nga qarqet e ndryshme nderkombtare qe te ngritemi ne kembe kunder ketyre padrejtesive te pa fundme dhe kunder varferise ekstreme mes shqiptareve, qe te ndjehemi vetevetja dhe te trajtohemi si te barabart ne raport me fqinjet tane pushtues dhe ne raport me popujte tjere te botes?! I juaj, mësuesi Isë
Ne shqiptaret kemi me bollak fjale te medha, pune pak. Kryelartesi e pa dituri, politikan e intelektual, pa dije e pa moral.
11. 09. 2020
Nese nuk e kryejne misionin e vete me ndere, qe u takon ligjesisht, moralisht e kombtarisht elita jone politike, ndaj shtetit, ndaj atdheut dhe ndaj popullit qe i perfaqeson, nuk duhet te qendroi duarkryq e ne heshtje elita intelektuale e akademike dhe nuk duhet ta lejojne veten dhe popullin tu mungoi vullneti, guximi, deshira, dashuria, menquria dhe forca, me i arritë ato që i dëshiron, i takojne dhe i meriton duke perdorur çdo mjet demokratik per te ardhur deri te realizimi i tyre.
Me asnje kushte nuk duhet te pajtojme me jetën nën robëri, te nënshtruar, te varfëruar, te poshtyruar dhe te vdekur për së gjalli, nën qizmën e fqinjeve tane pushtues greko-sllav dhe nën makinacionet e ndryshme mashtruese e keqëbërse qe dalin nga faktoret e jashtem dhe elita jone politike , kreatore e politikes sociopate, politikes se korruptuar dhe kriminale ne çdo fushe te jetes. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje