Kush po e mundëson të na vie Republika serbe dhe vetmenagjimi kulturor i shqiptarëve në Kosovë?!

25. 03. 2023

Ky dëm i madh dhe i rrezikshëm për shtetin e Kosovës mund të na vie nga përgdhelja e Europës, SHBA-s dhe nga përkrahja e Rusisë me të gjitha mjet e sajë që i posedon për favore të Serbisë në Ballkan dhe nga përkrahja e Kryemistrit të Shqipërisë Edi Rama me Open Ballkanin! Krahas kësaj përgdhelje e përkrahje nga Europa, SHBA, Rusia e Kryeministri Rama, hiq më pak e dëmshme dhe e rrezikshme për shtetin e Kosovës, mos më shumë, është edhe përqarja e politikanëve tanë mes veti mbi baza partiake dhe mbi pozicionet e tyre pozitë opozitë, duke harruar tërsisht misionin e tyre që ua ka besuar populli me votën e vet!

Ky dëm i mah dhe i rrezikshëm për shtetin tonë mund të na vije, edhe nga nënshkrimi i marrveshjes së zajednicës serbe prej palës kosovare me palën serbe në vitin 2013 e 2015. Prej nënshkrimit të marrveshjes për ekstra teritor e kompetenca politike për kishat serbe ortodokse, të uzurpuara me dhunë prej shqiptarëve nga Serbia fashiste e pushtuse dhe shumë marrveshje tjera, siq rrezikoj dhe i humbi në dialog pala shqiptare mbi 8200 hektar tokë rreth marrveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe mbi 4000 hektar tokë rreth marrveshjes me Maqedoninë e veriut!

Poashtu finalja e rrezikshmërisë kundër shtetit të Kosovës mund të bëhet realitet me pajtimin e planit Franko-Gjerman në Bruksel e në Ohër, jo pak përgdhelës për Serbinë nga pala kosovare e pala serbe, që pjesërisht e pranoi aty ku i konvenonte palës serbe e pjesërisht e refuzoi aty ku nuk i konvenonte plani në fjalë. Nëse tani Kryeministri Kurti nuk është vigjilent, i vëmendshëm dhe i vendosur t’i mbroj me këmbngulje interesat e Kosovës gjatë realizimit të këtij plani Franko-Gjerman, finalja e rrezikshmërisë do të bëhet realitet me Republikën Serbe dhe me vetmenagjimin kulturor të shqiptarëve në Kosovë!

Mbaju fort Kryeministër se populli të ka votuar t’i mbronë vendosmërisht interesat kombtare e shtetnore të Kosovës! I juaj mësuesi Isë

All reactions:

24Arbenita Thaqi, Xheladin Tafallari dhe 22 të tjerë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje