A mund t’i hudhet faj i së kaluerës, të tanishmës
10. 04. 2023
Pensionista kemi patur para lufte, gjatë lufte, pas lufte, kemi edhe tani. Secili njeri që është normal e din në detaje se, si janë trajtuar pensionstët para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe tani. T’ia hudhim fajin e të kaluerës të tanishmes është e panjerzishme apo djallëzi e marrëzi me ndikime politike, që së ka synim përmirësimin e gjendjes së pensionistëve, por të fus urrejtje, përqarje e vëllavrasje mbi baza partiake tek shqiptarët, edhe ashtu të përqarë skajshmërisht mes veti!
Politika përqarëse, e korruptuar, nepotiste, sociopate dhe kriminale e ka shkatërruar shtetin e Kosovës, duke e quar ujtë në mullijtë e Serbisis fashiste pushtuse! Kjo politikë e ka pamundësuar dekada e shekuj, edhe mos formimin e shtetit të plotë shqiptar, të cilit ia ndanë dhe ia coptuan pjestë e tij qarqet antishqiptare, për t’i shpërblyer fqinjët tanë pushtues greko-sllav me pjesët e tij. Për kategori të tilla individësh e politikanësh ka thënë populli: ” qeni i keq ta bjenë ujkun në torishtë”! Fqinjët tanë greko-sllav në ballë me Serbinë dhe Greqinë përherë kanë deshiruar dhe dëshirojnë edhe tani, të ketë sa më shumë qej të tillë mes shqiptarëve.
Derisa të vetëdijsohemi ne shqiptarët, edhe pse si po duket se kemi ndërmend vetdijsimin, që ta kultivojmë unitetin dhe ta ruajmë si syt e ballit, që ta eliminojmë urrejtjen, përqarjen e vellavrajen mbi baza partiake, fetare, regjionale, farefisnore e familjare dhe t’i zavendësojmë sa më parë ato me respekt, dashuri, mirëkuptim, tolerancë, bashkpunim, guxim, vullnet, solidaritet e atdhedashuri, të mundëshmen e bëjmë të pamundëshme, siq e kemi bërë që 2000 e sa vite me radhë, që nga pushtimi i Ilirisë e deri me tani! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!