Po i thuhet e vërteta apo e pavërteta dhe po i kërkohet e mundëshmja apo e pamundëshmja Kryeministrit tonë Kurti?!

27. 03. 2023

Secili prej neve priremi të mendojmë se i shikojmë, i themi, i ndjejmë dhe i kërkojmë realishtë e objektivishtë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, edhe pse ky nuk është realiteti, e vërteta, e sinqerta dhe e mundëshmja, por e kundërta e saj! Ne e shohim botën, gjërat e dukuritë mes saj, me dashje apo padashje, me dije apo padije, jo ashtu siq janë gjërat, dukuritë dhe proceset, por ashtu siç jemi ne në të vërtetë apo siq jemi të kushtëzuar të shohim, të themi, të ndjejmë e të kërkojmë ato.

Këto iluzione vetmashtruese i kanë sjellë dëme të mëdha e po i sjellin popullit shqiptar, shtetit të tij, atdheut, kulturës, historisë, politikës, religjionit dhe shkencës. I kanë sjellë dëme të mëdha individit, familjes, shoqërisë, institucioneve, profesionalizmit, zhvillimit, përsosjes dhe përgtitjes për t’i bërë ballë sfidave të jetës dhe kërkesave të tregut bashkohor.

Për këtë kanë thënë të menqurit puna më e rëndë, më e guximshme dhe më fisnike e njeriut, është të merret me vetëvetën, ta ndryshoi, zhvilloi e ta përsos sistematikisht gjatë gjithë jetës, për të bërë jetë si njeri me dinjitet.

Shkak i mosplotësimit të këtyre kushteve gjatë jetës, bijmë në pozita qesharake, vetdevalvuse e vetshkatërruse, siq po bijmë në pozitë qesharake me ato që po ia themi Kryeministrit tonë dhe me ato që po i kërkojmë nga ai, edhe pse atë që po ia themi janë më shumë, të mos them tërsishtë të pavërteta se sa të vërteta dhe po i kërkohet e pamundëshmja e jo e mundëshmja që ta bëj Kryeministri ynë!

T’i hudhet faj e tradhtia që e kanë bërë tjerët kundër Kosovës, shtetit dhe kundër popullit të saj për dy dekada me radhe, jo vetëm që është e pavërtetë, por është urrejtje, xhelozi e tradhti e dyfishtë kunër Kosovës, shtetit, amanetit të dëshmorëve dhe kundër interesave kombtare të shqiptarëve!

Kujdes me gjërat që i themi ndaj tjerëve dhe me gjërat që i kërkojmë nga ata, që mos të bëhemi qesharak dhe gazi i botës duke e shkatëruar vetën, familjen, institucionet, shtetin dhe Kosovën me budallitë tona! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje