Ilaqi më i mirë për sherim është buzqeshja, humori, satira, sarkazma dhe kënga
28. 03. 2023
Ilaqi më i mirë për shërim e parandalim të shqetësimit, stresit, nervozës, inatit, urrejtjes, xhelozisë, frikës, smundjeve dhe përballja burrërisht me armikun, dashakqijtë e ndryshëm dhe përballja me situata të vështira, është humori, satira, sarkazma, buzëqeshja, kënga dhe lufta me ta për ekzistencë, kur e lyp situata, e jo të na rrokë frika, zbehja, qyqarllaku, lemëria dhe shtangëja!
Ilaqe të tilla preferohen edhe kurë përjetojmë situata të vështira e të rrezikshme, sepse ato na bëjnë të lumtur, na japin vullnet, vendosmëri, guxim, na shtojnë energjinë në trup, qëndrushmerinë dhe menqurinë për fitore. Pra humori, satira, sarkazma e buzqeshja është balsam apo lëngë shërues i trupit, shpirtit, emocioneve, mendjes dhe veprimeve tona! Për këtë populli ynë ka thënë: ” Vaj i burrit është kënga e buzqeshja”!
Për qudi, buzqeshja, humori, satira e sarkazma e kryeministrit tonë po i pengon disa intelektual, akademik, poet, shkrimtar, opozitar, gazetar, analistë e politikan sociopat, edhe pse këto ilaqe sheruse janë e mira e të gjithë atyre që i ka përfshi subjektivizmi, egoizmi, shkurtpamësia, lakmia, kariera, urrejtja, xhelozia, smira, inati, korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, prokurori, gjykata e ku jo tjetër?! Malkuar qofshin! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!