Dy a tri fjalë për miqësinë e rrejshme

23. 04. 2017

Nuk janë miqë të vërtetë ata që ecin sëbashku me ne sikur hija e trupit tonë që na ndjekë prapa, vetëm derisa ka rreze dielli. Sa po të errësohej moti dhe nuk gjejnë leverdi t’i plotësojnë interesat e veta, zhduken si hija e trupit kurë mungojnë rrezet e diellit. Sa qel e mshel syt, ata dhe hijen nuk i kemi prapa!

Merrne me mend se sa kontribojnë për atedheun, për lirinë, pavaresine, për kombin, kulturën, shkencën, për unitetin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin, solidaritetin, sa kontribojnë për familjen, farefisin dhe për shoqërinë kjo kategori njerëzish që nuk kanë forcë e ndërgjegje të ngulin këmbë për miqësinë e premtuar, fjalën e besën dhënë tjerëve, edhe në raste të vështira, edhe kurë mungojnë rrezet e diellit dhe drita e tij!

Me keqardhje po e them, në mesin tonë kombëtar ka shumë njerëz që se mbajnë miqësinë e premtuar, fjalen dhe besën e dhënë!

Lexuesi im i dashur është në nderin tonë të mos e shkelim fjalën, besën e dhënë dhe miqësinë e prermtuar mikut, shokut, shoqës dhe mos të manipulojmë me to, pa marrë parasysh situatat në të cilat gjendemi, per interesa tona përsonale të ulta, qoftë ato fetare, qoft politike, ekonomike, qoft, karieriste, sepse do ta ulim vetën deri në përmasa qesharake dhe të turpshme para kombit, para botës e para Zotit. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje