Nuk bëhet reformë e duhur në arsim pa angazhimin e ekspertëve të pedagogjisë e psikologjisë

24. 04. 2021-ripostim

Me reformën e duhur të edukimit dhe arsimit tonë kombtar nënkuptohet angazhimi i ekspertëve të ndryshëm të pedagogjisë e psikologjisë shkollore, këshillimit, eukimit dhe pedagogjisë e psikologjisë familjare, angazhimi i ekspertëve të didaktikës, metodikës dhe metodologjise pedagogjike.

Po ashtu është e pamundëshme të bëhet reformë e duhur në arsim pa angazhimin e ekspertëve të psikologjisë së përgjithshme, psikologjisë pedagogjike, psikologjisë së edukimit, të cilët fusin me kujdes të madh e profesionalizëm risi të duhura, cilësore, të mundëshme e te mjaftushme gjatë hartimit të plan-programeve shkollore apo siq është berë modë të quhen korikulat shkollore të Kosovës.

Nuk mund të hartohen e përpilohen planprograme mësimore që përmbajtja e tyre të ketë sasi e cilesi të duhur e të mjaftushme, pa ekspertë të njohur pedagogjik e psikologjik dhe pa ekspertë të lëndëve mësimore që përfshihen në plan-programe të ndryshme shkollore gjatë hartimit e përpilimit të tyre dhe gjatë hartimit e përpilimit të teksteve e literaturës ndihmësde shkollore.

Gjatë përpilimit, hartimit e përzgjedhjes së mjeteve të ndryshme mesimore, të cilat shërbejn për organizimin, konkretizimin dhe racionalizimin e procesit të mësimdhënjes nga ana e mësimdhënësit dhe mësimnxënjes nga ana e nxënësit.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur dhe cilësore në arsimin tonë kombtar pa ndertesa shkollore që u përgjigjen standardeve pedagogjike, didaktike, metodike, metodologjike e psikologjike, të cilat duhet të posedojnë hapesirë të mjaftushme, duhet të jenë largë ekspozimit të zhurmave të ndryshme, duhet të kenë depërtim të mjaftushëm të dritës së diellit e ajrit të freskët, të mirëmbahet në hapsirat shkollore pastertia dhe ngrohja e duhur, të paisen ato me kabinete sipas kërkesës së lëndëve të ndryshme mësimore të cilat janë të përfshira në plan-programin mësimor të niveleve të ndryshme të shkollimit.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur në arsim dhe edukim pa trajnimin dhe aftësimin sistematik të kuadrit mësimor përmes ekspertëve trajnues nga fusha e pedagogjise, didaktikës, metodikës, metodologjisë pedagogjike dhe nga fusha e psikologjisë shkollore, kësillimit, psikologjisë pedagogjike, psikologjise se edukimit, rreth përdorimit të formave, teknikave, metodave dhe mjeteve te duhura gjate organizimit të procesit të mësimdhënjes nga ana e mësimdhënësve dhe mësimnxënjes nga ana e nxënësve.

Poashtu gjatë mënyrës së cilësimit, notimit e testimit të nxënësve, gjatë mënyrës së hartimit e perpilimit testeve dhe gjatë parashtrimit të mënyrës së pyetjeve drejtuar nxënësve në testim dhe gjatë orëve mësimore. Gjatë organizimit të aktiviteteve të lira jashtë procesit të rregullt mësimor, vizitave të ndryshme me karakter mesimor e edukativ nëpër ekskuzione.

Nuk mund të bëhet reformë e duhur në arsim pa e konsoliduar dhe organizuar mirë vijueshmërin e rregullt të nxënësve në mësim, disiplinën dhe angazhimin e tyre gjatë orëve mësimore, gjatë mësimit onllajn e të drejtëpërdrejt. Nuk mundë të bëhet reformë e duhur në arsim pa komunikim e bashkpunim professional shkollë- familje, nxënës- mësimdhënës, udhëheqje – sherbimi pedagogjik dhe psikologjik i shkollës, udhëheqj- keshilli i arsimtareve, këshilli i shkolles dhe keshilli i nxënësve mes veti.

Reformat të cilat i patëm në arsimin tonë kombtar që dy dekada me radhë, nuk kanë treguar rezultate të knaqshme, të mos them se kanë treguar regres në hartimin e plan-programeve, teksteve e literatures shkollore, ndertesave, kabineteve e paisjes se tyre me mjete të duhura mësimore dhe arritjes së rezultateve në mësim e aktivitete të ndryshme jashtëmësimore të nxënësve. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje