Shkolla shqipe po lëngon pa sherbimin professional të pedagogut dhe psikologut shkollor

26. 04. 2014-ripostim

Edhe pse është folur shumë për reformën në edukim e arsim, në të ashtuquajtur korikulat shkollore, në hartimin e përpilimin e teksteve dhe literaturës ndihmëse shkollore, në hartimin e testeve për cilësim e notim të nxënësve, në reformimin e bashkpunimit shkollë familje, drejtori këshilli i arsimtarëve, këshilli i shkollës, kshilli i nxënësve, bashkpunimi arsimtarëve mes veti dhe me nxënës, u bë pak apo aspak, sepse gjendja e shkollës sonë në vënd që të përparoje ka stagnuar dhe herë herë po degradon.

Kam bindjen time përsonale për reformën e cila i ngjau një eksperimentimi spontan, pa u mbështetë në hulumtime shkencore, reale e objektive, sipas mundësive dhe rrethanave që i posedon vëndi dhe shkolla jonë, se sa një hulumtim i cili duhet të kishte synime të kjarta se ku do të arrij, a mund të arrijë, me kënd të arrij dhe me cilat kushte realizohet reforma e synuar në edukim, arsim dhe në shkollën tonë.

Dekada e pare e reformës ne arsim, pas luftës çlirimtare të Kosovës, tani ka filluar të cilësohet si e dështuar me përpjekje të kota jo profesionale për reformimin e edukimit, arsimit dhe shkollës. Kurë e them ketë, mbështetëm në përvojen time profesionale shumë vjeqare në arsim dhe po ua ofroj lexusëve disa konstatime prsonale:

-Reforma në fjalë shkollës sonë ia hoqi padrejtësisht shërbimin profesional të pedagogut dhe psikologut shkollor, të cilin shërbim e kishte halë në sy për shkollën shqipe, edhe politika serbo-jugosllave para luftës. Po me kete alergji ndaj këtij shërbimi vazhdoi edhe UNMIKU, duke rrënuar përvojen e shkollës sonë që e kishim ndërtuar me plot mund e sakrifica të mëdha.

Pashai i UNMIKUT përgjgjes i arsimit tonë, i quajtur Daksner, e pa të arsyeshme me reformën e tij eksperimentale, si të ishim ne një vënd më i prapambetur i Afrikës, i cili mori vendim qe ta mbyll Entin pedagogjik të Kosovës, i cili i kryente sherbimet profesionale e shkencore në nivel të vëndit, mori vendim tì mbyll entet rajonale e komunale pedagogjike dhe sherbimin profesional pedagogjik e psikologjik nëpër shkollat tona, të cilat sherbime e kryenin punën dhe obligimet e veta profesionale e shkencore, sipas përgjegjësive që i kishin nga lartë- poshtë e anasjelltas në mënyr të koordinuar.

-Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkolle, mbeti pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkollës. Pa këtë përcjellje profesionale, po jetësohen në realitetin e shkolles tonë, mënyra të ndryshme të niveleve jo adekuate e jo profesionale gjatë organizimit te punës, te cilat here-here edhe po degradojne ne nje nivel te ulet profesional e pedagogjik, në emër të reformimit.

-Kur e them këtë, e kam mendimin tek shumica e punëtorëve të rinjë, të cilëve u mungon përvoja pedagogjike që t’i qasen në mënyrë profesionale organizimit të procesit edukativo-mësimor në lëndet e tyre të mësimit. U mungon përvoja që t’i përdorin në mënyrë efikase mjetet mësimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa më racionale gjatë organizimit të punës së tyre profesionale mësimore në klasë. U mungon përvoja t’i respektojnë në mënyrë profesionale etapat e një ore mësimore kurë kanë zhvillim, përseritje dhe ushtrime, të cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga një pjesë e dukshme e stafit mësimdhënës.

Do të ishte mëse e nevojshme shërbimi profesional ipedagogut dhe psikologut shkollor tu dalë në ndihmë kësaj pjese të stafit mesimor, qe ta ngrisin sa më shumë cilësinë dhe efikasitetin në organizimin e procesit edukativ-mësimor.

-Cilesimit të nxënësve nga stafi mësimdhënës, në vënd që t’i rritet efikasiteti profesional, pedagogjik dhe psikologjik, efikasiteti i tyre po bie dukshem duke u shndërruar në një fushatë pa kriter gjatë notimit dhe cilësimit të nxënësve, që në esencë e ka simpatinë, antipatinë, njoftësinë, që mos të them edhe korrupsionin (miton). Këtë gjendje jo të lakmueshme e gjendje tjera të tilla nuk i përcjellë askush në mënyrë profesionale, për t’ia ndalë rrugtimin e mëtutjeshëm kësaje dukurie devijante e të shëmtuar.

-Bashkëpunimi profesional i shkollës me familjen ka ra dukshëm, apo nuk ekziston fare, sepse mënyra e bashkëpunimit bëhet pa kritere profesionale, vetëm sa për sy e faqe që t’i bëhet me dije prindërve se, e kanë apo nuk e kanë suksesin e mirë në mësim femijët e tyre, se janë apo nuk janë të disiplinuar, se vijnë apo nuk vijnë me rregull në mesim, pa hy fare në analizën profesionale të shkaqeve që e kanë sjellë nxënësin në atë gjendje dhe pa ndermarrë kurfar masash profesionale që të përmirësohet ajo gjendje e palakmuar e tyre.

-Bashkepunimi i shkollës me nxënësit është një bashkepunim zyrtar, ku vetëm kërkohen rregulla ndaj nxënësve, e shume pak rregulla plotësohen në favor të tyre nga ana e shkollës.

-Nxënësve u mungon ndihmesa profesionale nga ana e shkollës, që të merret dikush dhe t’i trajtoj kërkesat e tyre, shqetësimet, brengat, stresin dhe ankthin në mënyrë sa më të drejtë e sa më objektive, qe u ndodhin në jetën e përditshme nxënësve. Nxënësve u mungon përkrahja profesionale dhe ndihmesa në fushën ekonomike, në raportet ndërfamiljare, ndërshoqerore, përsonale dhe në raportet mes arsimtareve, e shumë e shumë shqetësime tjera që dalin nga ana e jetës së tyre.

U mungon nxënësve trajtimi profesional i mosdisiplinës së tyre, ardhjes së tyre me rregull në mësim, ikjes nga orët e mësimit, suksesit dhe mosuksesit të tyre. Ky trajtim bëhet mbi baza ndeshkuese e jo mbi bazën profesionale pedagogjike e psikologjike, për t’i gjetur shkaqet dhe për t’i trajtuar sa më profesionalisht pasojat që u ndodhin nxënësve. Ky trajtim u ka mbetë në kompetencë puntorëve të sigurimit nëpër shkolla dhe organeve policore, që d.m.th një trajtim i dhunshëm i këtyre dukurive, ku dhuna shkakton dhunë. Kjo dhune perdite e me shume po eskalon nëpër shkollat tona.

-Teksteve mësimore në shkollë u mungon teknologjia bashkekohore-pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike, metodologjike e gjuhësore, që të udhëzohen nxënësit dhe arsimtarët, se si me jetësuar dhe me pervetesuar mesazhin edukativo-mësimor të përmbajtjeve të secilës njësi mësimore.

-Plan-programet mësimore nuk përcillen në mënyrë profesionale gjatë hartimit e përpilimit të tyre, nuk përcillen se si e sa bëhet realizimi i tyre nga ana e mësimdhënësve dhe nga ana e nxënësve, po ashtu nuk përcillet në mënyrë profesionale nga pedagogu dhe psikologu shkollor edhe cilesia pergatitjeve me shkrim të arsimtareve për orët e tyre mësimore.

Te gjitha këto dukuri që u përmendën më lartë është e domosdoshme të trajtohen në mënyrë profesionale nga instalimi i sherbimit profesional pedagogjik e psikologjik të pedagogut dhe psikologut shkollor nëpër shkollat tona. Sa më shumë që neglizhohet ky shërbim nga Ministria e Arsimit dhe nga DKA-të , shkollat tona gjithnjë e me shumë po thellohen në një anarki që pak kush e kupton se në cilën rrugë po ecin e ku kan synim të shkojnë ato.

Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha që ta kuptojme sa më parë, se sherbimi profesional pedogogjiko-psikologjik i pedagogut dhe psikologut shkollor nëpër shkollat tona, është nevojë e ngutshme e domosdoshmeri dhe jetike e kohës. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje