Emocioni i gezimit dhe dashurise mes shqiptarëve po sfidohet rëndë me realitete të hidhura

19. 04. 2015-ripostim

Sipas definimit pedagogjiko-psikologjik emocioni gëzimit përjetohet në ato qaste kur jemi të shëndetshëm fizikisht e psiqikisht si individ, si familjar e si kombetar. Kurë jemi të qetë e rehat, kur korrim suksese e fitore të pa rreshtura në aspektin përsonal, profesional, familjar e kombetar dhe kur e kultivojmë ndjenjën e respektit, mirkuptimit, tolerancës, bashkpunimit, punës dhe sakrificës për atdhe, për liri e për bashkim të trojeve.

Emocioni i dashurisë, përjetohet në ato momente kurë e duam dike dhe na don dikush, kurë na dojnë tjerët për aqë sa i dojmë ata, kurë dashuria nuk keqpërdoret nga njëra palë në dëm të palës tjetër, kurë ajo stimulon për unitet, bashkpunim dhe respekt të dyanshëm.

Për shqiptarët janë vështirësuar shumë rrethanat ta përjetojnë plotësisht emocionin e gëzimit dhe emocionin e dashurisë sepse në mesin tonë kombtarë po perhapet varferia, po perhapet korrupcioni, po devalvohet edukata dhe dituria, po shkatrrohet ekonomia, po devalvohet arsimi e shendetesia, po devalvohet e po keqpërdoret drejtesia, po manipulohet me besimet fetare dhe me besimin e sinqert në Zot me synimin per te fut perqarje në mesin tonë kombtar e mes njerëzimit të botës!

Si ta përjetojmë lirshëm e këndshëm ne shqiptarët emocionin e gëzimit kurë i shohim shqiptarët në mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni dhe në Greqi, se si poshtrohen, nënështrohen, burgosen, rrihen, vriten, varfërohen, përzihen nga trojet e veta dhe asimilohen dita ditës?! Si ka mundësi shqiptari ta perjetoi emocionin e dashurisë, respektit, mirkuptimit, tolerancës ndaj fqinjëve tanë pushtues, që na urrejnë mbi baza racore e fetare?!

Si ka mundësi shqiptari ta dojë Europën e cila po sillet ndaj nesh me cinizëm, me padrejtësi, me injorancë ndaj të drejtave tona, ndaj liris e pavarësië dhe ndaj unitetit e bashkimit kombetar për të cilat shekuj me radhë kemi derdhur gjak?! Si mund të duhet Europa nga shqiptarët duke bërë dallime racore ajo në dëm të shqiptarëve e në të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav?!

Si t’i gëzohemi e si ta duam politikën tonë dhe kreatorët e sajë që bëjnë politikë antikombetare, politikë kuislinge, politikë shërbtore, politikë të korruptuar e nepotiste, kryekeput për interesa të ulta përsonale, duke ia ulur dita ditës vlerat që i posedon atdheu, liria, shteti dhe kombi jonë, duke ia humb vlerat diturisë, historisë, kulturës, shkencës dhe dëshmorëve të lirisë?!

Për të përjetuar natyrshëm, normal dhe knaqshëm emocionin e gëzimit, dashurisë dhe ndjenjen e krenarisë, më par duhet të ndryshojmë qasjet tona ndaj politikës, ndaj vetëvetës, ndaj njëri tjetrit, ndaj familjes ndaj punës, edukimit, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë, kulturës dhe ndaj shkencës, pa të cilat nuk krijohen kushtet e volitshme dhe hapesira e mjaftushme që të përjetohen lirshëm , natyrshëm dhe këndshëm emocioni i gezimit, dashurisë dhe krenarisë dhe ti respektojmë ato përmes punës, diturisë dhe përmes zemres e shpirtit.

Për t’i arritë këto vlera, duhet të mos joshemi pas antivlerave dhe veseve të liga shumë të ulta e antinjerzore. I juaj mësuesi Isë!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje