Kam ra në hall kujt t`i duartrokas, të ha edhe unë e të rras derisa të pëlcas
17. 04. 2018- ripostim
Cilës prej partive politike shqiptare duhet t`i servirem në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e në mal të Zi dhe tu duar trokas, të ha sa më shumë për veti e sa më shumë të rras?! Vërtetë kam ra ne hall, t`i servirem PDK-s e LDK-s e tu duartrokas, që të ha përveti derisa të ngopem e derisa të pëlcas, edhe pse këto parti i shpërblyen serbët e Kosovës me “Serbska Zajednicen” me ekstra teritor të kishave ortodokse serbe dhe ia falen mbi 8200 hektarë tokë malit te Zi, pa e logoritur që kanë mbetë nën pushtim të tij Plavë e Gusi, Ulqinë, Hot e Grudë dhe tër Malësia e Madhe, ku e ngriti flamurin tonë kombetar, Dede Gjon Luli dikurë, edhe pse mbeti Lugina e Preshevës nën Serbi!
Vërtetë kam ra në hall, të servirem pas atyre dhe t’u duartrokas, të ha e të rras, sepse nesër kam me vdekë?! Edhe pse ata sociopat ua dhanë maqedonëve mbi 4000 hektar tokë, pa menduar fare se, më tepër se sa gjysma e teritorit maqedon është teritor shqiptar, i mbuluar me banor shqiptar! T’u servirem e tu shkoj pas PDK-s e LDK-s dhe tu duartrokas, edhe unë të ha e të rras, derisa të pëlcas, edhe pse LDK e PDK, deri dje ishin kundershtar të përbetuar mes veti, e tani më të korruptuarit, për qudi hajnë e pijnë sebashku dhe zgërdhihen, duke e shkaterruar dhe shitur vendin, me ndihmen e aleancave dhe dallaverave të ndryshme!
T’u servirem politikanëve tanë shqiptarë të të gjitha trojeve tona, andej e këtej kufijëve, që ua kthyn shpinën shqiptarëve për interesa të veta shumë të ulta dhe i lanë nën robërinë e Serbisë, malit të Zi , maqedonis së Veriut, dhe Greqisë, me politikën e tyre sociopate antikombetare, duke i lënë ata nën mëshiren e kasapëve greko-sllav, nga të cilët nuk guxojnë të marrin frymë lirshëm, të flasin e të mësojne shqip dhe të jetojnë dinjitetshëm në trojet e veta, duke synuar gjakpirësit serb e grekë ta marrin edhe jugun e Shqiperisë edhe Veriun e Kosovës!
Lexuesi im i dashur, mos ma shihni për të madhe, qe kam ra “shumë në hall” se, kujt t`i duartrokas, sepse edhe mua mu ka “mbush” mendja e cila më dalt meq fare, të gjejë rrugë të pista tani e tutje, që të ha sa më shume e të rras, derisa të pëlcas! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!