Kush e ndërton dhe e formson qenjen tonë biologjike, shoqërore e sociologjike
6. o4. 2021
Qenjen tonë biologjike, shoqerore e socialogjike e ndërtojnë dhe e formësojnë, kush tjetër pos mënyra e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve dhe sjelljeve tona përsonale të ndikuara nga faktorë të ndryshëm e të shumtë, të cilët konsiderohen se prodhojnë brënda trupit tonë një arsenal të madh substancash kimike, biologjike e fiziologjike që i shërbejnë mire apo keq ndertimit e formesimit të qenjës sonë biologjike, anatomike, fiziologjike, psikologjike, psikiatrike ,neuropsikiatrike, sociologjike dhe shoqerore.
Menyra e përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona është rrugtimi ynë që na mundëson gjatë jetës mënyrën e ndërtimit dhe formësimit të mirë apo të keq të temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit tonë. Mundëson mënyrën e ndërtimit të ndjenjave, emocioneve dhe motiveve tona pozitive ose negative. Mundëson mënyren e ndertimit të vullnetit, deshires, guximit, mirekuptimit, tolerancës, besimit, bashkpunimit dhe dashurise në raport me tjerët, me familjarët, me farefisin, me shokët e dashamirët, me miqesinë e ngusht e të gjërë dhe në raport me vetëvetën.
Menyra, përmbajtja e lloji i mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve tona, pozitive apo negative qofshin ato, ndikojnë pozitivisht ose negativisht në mënyren e ndertimit të trupit tonë biologjik, anatomik, fiziologjik. Ndikojnë poashtu në mënyren e ndërtimit dhe formsimit të ndjenjave dhe emocionëve pozitive ose negative, ndikojnë gjithësesi në mënyren e ndërtimit e formsimit të botës sone intelektuale, sociale, humane, morale, profesionale e kombtare.
Po ashtu ndikojnë pozitivishtë apo negativisht edhe në mënyrën e shendetit tone fizik e psikik dhe në jetëgjatesinë e individit apo shkurtimin e sajë. Ndikojnë në mënyrën e ndertimit të roporteve tona ndërnjerezore, kombtare, familjare, kolegiale, miqësore, të cilat manifestohen permes menyrës së respektit, mirëkuptimit, tolerancës, bashkpunimit dhe përmes dashurisë në raport me tjerët, ose në të kundërten manifestohen përmes urrejtjes, xhelozisë, inatit, perqarjes e vellavrasjes etj.
Po ashtu mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet tona ndikojnë pozitivisht ose negativisht, se si ushqehemi, si vishemi e si mathemi, ndikojne të marrim pozicion aktiv apo pasiv gjate jetës, të shetisim mjaftushem ne natyr apo jo, të merremi me lojna të ndryshme sportive apo te mos merremi, të lexojmë e të ngritemi profesionalisht e në aspektin kulturor që ta kompletojm vetvetën në mënyrë sa më të ekuilibruar në fushat jetike të ekzistencës sonë si qenje biologjike, shoqerore e sociologjike ose të mos e kompletojm. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!