Nëse rrimë e shoqërohemi me hajna, hajna do të bëhemi

29. 04. 2023

Hajnat nuk kanë tjetër profesion pos vjedhjes e abuzimit të kontributit dalë nga përpjekjet, mundimet, vuajtjet e sakrificat e shumta të tjerëve. Duhet kujdes i shtuar me kë po rrimë, shoqërohemi, miqasohemi, kujtë po i duartrokasim dhe kujt po ua besojmë vuajtjet, mundimet, sakrificën, kontributet dhe vetekzistencën tonë! Populli ka thënë: “nëse rrin me qenë, mbushesh me pleshta”, “me kë rrinë, ai je e do të bëhesh”!

Hajnat, tradhtarët, vrastarët, dhunuesit, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët dhe kriminelët e krimeve të organizuara në ekonomi, shëndetësi, arsim, drerjtësi, polici e institucione të ndryshme publike e private, kulturore e shkencore, politike e shtetnore, rriten si bari i keq, duke i shoqëruar ata edhe qytetarët tjerë dhe duke iu bashkangjitë në veprimet e tyre të përditshme keqbërse, duke i përkrahur, duartrokitur e stimuluar ata, pa i ndëshkuar sipas ligjit organet e mirëmbajtjes së rendit e rrgullit.

E keqja nuk eliminohet nga ajo shoqëri, nëse të keqës nuk i prehen rrënjët sapo të fillon të mbij ajo. Nëse i qëndron realitetit ajo që e ka thënë populli: ” me kë të rrish, i tillë do të bëhesh”, atëher në mesin e shoqërisë sonë kemi mjaftë njerzë që rrinë shoqërohen, lidhen ngusht, miqasohen e bashkpunojnë me akter të korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar, hajnive nga më të ndryshme, vllavrasjeve, dhunimeve, trafikimeve me qenje njerëzore, me substanca narkotike dhe marrja me prostitucion. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje