Ndikimi hipnotik për mirë e per keq në shoqërinë tonë

1. 04. 2023

Nga hipnotizimi politik i pikëpamjeve të politikanëve, ka mundësi që disa nga njerzë të mirë që ishin më parë, të shndërrohen në zhvatës të atdheut dhe në zhatës të interesave të tjerëve, të shndërrohen në nepotistë e uzurpues të paskrupullt të vendëve të punës, duke i punësuar të afërmit, miqtë, dashamirët e mlitantët partiak, pa patur mëshirë aspak për tjerët. Nga njerëz të mirë që ishin më parë, të hipnotizohen në korruptues të pandershëm, drogues të tërbuar, dhunues agresiv, trafikantë e kriminel të pagdhendur ndaj qenjeve njerezore dhe vrastar gjakftohtë të kundërshtarëve politik!

Ka mundësi të ndodh edhe e kundërta hipnotike, ku hipnoza e dashurise së madhe për atëdhe e për liri, disa e mbrojnë me fanatizëm dhe me çdo kusht atdheun dhe lirinë, edhe me jetën nëse e kërkon situata. Këta njerzë nuk e zhvatin atedheun, nuk uzurpojnë vende të punës, nuk korruptohen, nuk shkelin mbi idealet e lirise, nuk shkelin mbi amanetin e dëshmorëve që e kishin për mbrojtjen e atedheut dhe lirisë dhe nuk shkelin mbi gjakun e atyre që u flijuan heroikishtë duke mbrojtur atdheun dhe lirinë e popullit të tyre.

Ata nuk e pranojnë me asnjë kusht korrupcionin, nepotizmin, pabarazin mes qytetarëve, dhunën, trafikimin me qenje njerëzore, prostitucionin, narkomanin, pabarazin shoqërore. Nuk i plotesojnë interesat e veta në dëm të interesave të tjerëve dhe në dem të interesave kombtare. Nuk shesin pjesë të atdheut, nuk e përsonalizojne shtetin, nuk i kapin institucionet e tij, nuk manipulojnë me ligjet dhe kushtetuten e shtetit dhe nuk bashkpunojnë me pushtuesit në dëm të atdheut.

Të gjitha këto vetij e cilësi pozitive e negative që u përmendën më lartë, shkaktuar nga ndikimi i hipnozës dhe vetëhipnozës, si për mirë, si per keq, para luftës, gjatë luftës çlirimtare e pas sajë, na është dhën rasti si popull për dy dekada me radhë, t’i vërejmë praktikishtë njerëzit me vetij, cilësi dhe me tipare pozitive e negative të karakterit dhe përsonalitetit të tyre, që i kanë dmonstruar në jetën e përditshme politike nëpër institucionet tona shtetnore e jo shtetnore.

Uroi të pakohen sa më shumë apo të eliminohen tërsisht nga mesi i shoqerisë shqiptare njerëzit me cilësi e veti dhe me tipare negative qe i poseddojne në karakterin dhe personalitetin e tyre, kurse në anën tjetër të shumohen sa më shumë ata që posedojnë cilesi, veti e tipare pozitive në karakterin e përsonalitetin e tyre! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje