Fuqia e vetëdijës mbi apo nën nivelin mesatar, pasqyrohet në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore

23. 02. 2024

Vetëdija është njëri ndër elementet kryesor të zhvillimit personal, profesional, familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar, sepse pa vetëdije të duhur nuk mund ta ndryshojmë vetën dhe jetën. Vetëdija si process psikik është aftësi për të vëzhguar në mënyrë objektive e sistematike nivelin dhe cilësinë e përceptimeve, mendimeve, bindjjeve, besimeve, pikëpamjeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, mes tjerëve dhe rrethit ku jetojmë. Pa e bërë këtë përcjellje dhe pa u aftësuar vetëdija jonë për këtë qëshje, kotë bëhen përpjekjet drejtë kontrollimit, korigjimit, ndryshimit dhe përsosjes së tyre sipas nevojave të kohës.

Hulumtimet e autorëve të ndryshëm kanë konstatuar se, ne në çdo kohë jemi mbi apo nën vijen mesatare të vetëdijes. Kur jemi mbi vijë, jemi të hapur, kurreshtar dhe të etur për të mësuar më shumë, kurë jemi nën këtë vijë të vetëdijës jemi të mbyllur në vetëvete dhe ndaj ideve të reja. Me pak fjalë kurë jemi mbi vijën mesyatare, jemi të vetdijshëm, ndërsa kurë jemi nën vijen mesatare, jemi të pavetëdijshëm. Pozicionin nën vijen mesatare na takon ta përmirësojmë, nëse deshirojmë të jemi të gatshëm dhe të hapur ndaj risive dhe ndaj progresivitetit. Nëse nuk deshirojmë, e dëshmojmë vetën se jemi nën vijen mesatare të vetëdijës, ku qëndrojmë të mbyllur hermetikisht ndaj risive që janë domosdoshmëri e kohës.

Sipas hulumtimeve autoriale, ne veprojmë gjatë ditës, javës, muajt dhe vitit, të shtyrë nga frika apo për të marr nga tjerët dhe të shtyer nga dashuria apo për tu dhënë tjerëve. Ne vprojmë nga frika në ato momente kurë dëshirojmë të marrim nga tjerët e jo edhe tu japim atyre sipas nevojës. Kurë veprojmë nga dashuria, qëlllimi kryesor i yni është tu japim tjerëve aq sa u marrim atyre, mos edhe më tepër, në favor të përmirësimit të jetës së tyre. Për ta kuptuar vetën se kush jemi, na mundësojnë emocionet tona pozitive apo amocionet negative, të cilat zbulojnë motivacionin tonë kryesor se, është i bazuar apo jo, në marrjen ndaj tjerëve apo i bazuar në dhënjen atyre. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje