Kush e shëndrroi në bure baroti e po e shëndrron ballkanin

05. 02. 2024

Apetitet e Rusisë, padrejtësitë e Europës dhe përgdhelja e Serbisë nga ato e kanë shëndrruar ballkanin në bure baroti dhe po tentojnë prap ta ndezin flakë këtë bure, që të shkaktojnë gjakderrdhje mes popujve të këtij vëndi, i quajtur bure baroti, të cilën e kanë ndezë fuqitë e mëdha për interesa të veta strategjike, sa herë është dashtë, pa i logoritur asnjëherë interesat e përgjithshme të popujve ti këtij vëndi, pos interesave të Greqisë dhe Serbisë, për hatër të Rusisë, përmes lojnave djallëzore të Europës Plakë, që i coptonte trojet e shqiptarëve për tua plotësuar apetitet pushtuse fqinjëve tanë sllavo-grek, pasaqërishtë Serbisë dhe Greqisë gjakatare e gjenocidale ndaj popullit shqiptar. Siq po duket, në këtë lojë djallëzore, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije është kyqë edhe SHBA.

Që të bindën për këtë që e thash Europa e SHBA dhe ambasadorët e KUINTIT, po i lus publikisht të gjejnë pak kohë që ti lexojnë dokumentet e “Kongresit të Berlinit”, “Paqës së Shen Sefanit”, “Paqës së Varsajës” “Konferencës së Londës” dhe dialogut mes Kosovës e Serbisë, që të kuptojnë kush ishte Rusia, Turqia, Europa dhe në dëm të kujt dhe me përkrahjen e kujt i konsoliduan trojet e veta dhe shtetet e tyre Serbia, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia! Poashtu ta analizojnë përmbajtjen e dialogut të tanishëm 11 vjeqar që të kuptojnë SHBA e EUROPA, kë po e përgdhelin më shumë, Serbinë apo Kosovën dhe kush e meriton më shumë ndëshkimin në këtë rast, Kosova si viktimë e luftës apo Serbia gjenocidale si gjelat i luftës kundër shqiptarëve?!

Ishte apo jo i drejtë dhe i barabart dialogu i Kosovës me Serbinë, ku si ndërmjetsues të dialogut ishin përfaqësuesit europian e amerikan, ku i kërkohej përherë Kosovës të lëshoi pe në dëm të vetin e në favor të gjelatit pushtues serb?! Nëse i lexojnë ato dokumente të dialogut që i kanë nëpër sirtarët e tavolinave të tyre, vërtetë e shohin drejtësinë të veshur me tesha të lugatit në shokë e përpjet e me tesha të dhëmpitit në shokë e poshtë, pra një drejtësi me pamje trishtuse e qoroditëse në dëm të Kosovës, e cila u përgjak, u vra, u masakru, u dhunu dhe u përzu nga trojet e shtëpitë e veta me forcë ushtarako-policore të ushtrisë e policisë gjakatare, terroriste e gjenocidale ndaj popullit shqiptar, e dëshmuar për këtë qështje trishtuse shekuj me radhë në raport me shqiptarët.

Kjo loj e ndyrë po vazhdon edhe tani në dëm të Kosovës përmes Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përmes ekstra teritorit për kishat tona ortodokse, të ozurpuara nga serbet, me rastin e pushtimit të Kosovës nga serbo-jugosllavia e mëparshme. Po vazhdon përmes demarkacionit me Malin e Zi ku i ka humbur Kosova padrejtësisht mbi 2800 hektar tokë, përmes demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ku i ka humbë Kosova mbi 4000 hektar tokë, përmes pagesës së rrymës për bandat serbe në veri duke i dëmtuar shqiptarët dhe bugjetin e Kosovës, përmes ndërtimit të shtëpive pa lejen e Kosovës, për kriminelet serb të luftës, që ta kolonizojnë veriun e Kosovës dhe shumë e shumë marifetllyqe tjera që i shkilnin e po i shkelin të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta, pa harruar terrorin e banditëve serb në Bajnsk dhe krijimin e Komunave paralele të financuara nga ana e Serbisë për ta amorizuar funksionimin e shtetit të Kosovës. Këtyre veprimeve nuk u thuhet drejtësi por krim i madh ndaj shqiptarëve Oj EUROPË e SHBA! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje