Ashtu siq jemi përceptojmë, tjetër përceptim është i pamundur pa u transformuar
02. 02. 2024
Ajo që ne përcptojmë, mendojmë, bindemi, besojmë e formojmë pikëpamje është e mvarur me ate çfarë jemi. Ashtu si jemi edhe sjellje të tilla bëjmë. ” Nuk mund të shkojmë shumë larg për të ndryshuar përceptimin tonë pa ndryshimin e menjëhershëm të të qenurit e vetës sonë”. Ndryshimi jonë nënkupton transformimin sistematik të përceptimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, qëndrimeve, vullnetit, dëshirës, tolerancës, durimit, mirëkuptimit, bashkpunimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerzëve. Pa këto sjellje parimore njerëzore, e kemi të vështirë të ecim përpara.
Ne si qenje njerëzore, sociale e shoqërore, ndikohemi nga shumë faktorë, ku si pasoj e këtij ndikimi, ashtu edhe ndërtohemi, formohemi ose deformohemi në fushën e të përceptuarit, të menduarit, bindjeve e besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona, që na e përcaktojnë fatin e mirë apo jo të mirë gjatë jetës. Për një fat të mirë jetësor, është i domosdoshme transformimi ynë sistematik në fushën përceptive, mendore, shpirtrore, humane, sociale, morale e kombtare, gjithnjë duke u liruar nga egoizmi i pagdhendur drejtë paisjes sistematike me altruizëm njerzor e parimor.
Njerzit janë të ndryshëm për nga gjinia, karakteri, përsonaliteti, temperamenti, profesioni dhe pozita, po ashtu edhe për nga dituria, edukata dhe mrësjellja. Ashtu siq janë të ndryshëm në karakter, përsonalitet, temperament e profesion, janë të ndryshëm edhe në mënyrën e edukimit dhe sjelljeve të tyre në raport me tjerët e në raporët me faktorët e ndryhëm të ndikimit në transformimin e përsonalitetit, karakterit dhe tempramentit që i posedojnë sipas bazës trashiguese.
Të gjitha këto specifika që u përmendën më lartë argumentohen e dëshmohen përmes sjelljeve të ndryshme të secilit individ që i demonstron gjatë jetës mes njerzëve e në raport me ta. Ekonomisti, mjeku, psikologu, neuropsikiatri, psikiatri, pedagogu, mësuesi, edukatori, juristi, ingjinieri, ushtaraku, poeti, filozofi, sociologu, qytetari i zakonshëm i demonstrojnë sjelljet e tyre sipas ndikimit të profesionit të tyre, sipas përsonalitetit, karakterit dhe temperamentit të tyre, po ashtu edhe qytetarët e zakonshëm, kuptohet edhe nga ndikimi i shumë faktorëve tjerë, si familja, shkolla, mjetet e informacionit, literatura, institucionet religjioze, kulturore, politike e shkencore. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!