Po e ndjej thelle shpirterisht perqarjen dhe shkaterrimin tende populli im i dashur

5. 07. 2020

Pse populli im, te lutem pse, nga komb shqiptar po perqahesh, po shkaterrohesh e po poshtrohesh ne popull partish, feshe e ideologjish, pse?! Pse nuk po i friksohesh dhe turperohesh udhtimit tend drejte zhdukjes sistematike, duke imituar injorishte e pandergjegjshem mbeturinat e reliket e huja fetare, politike, ideologjike e prapshti tjera, prodhuar per te zezen tende, pse?!

Si nuk u mesove, si nuk po meson, si nuk u mbushe e nuk po mbushesh mend, qe asgje nuk fitove pos humbjeve tragjike, me imitimin dhe me sherbimin qe ua bere e po ua bene sistemeve te ndryshme politike e fetare te huja, si sistemeve politike e fetare te latino-romakeve, greko-bizantineve, sllavo-ortodokseve dhe turko-aziatikeve?!

Si fashizmit gjerman, nazizmit italian, komunizmit rus, socializmit veteqeverises titist serbo-jogosllav, perhere ne dem te vetevetes, ne dem te jetes sate, ne dem te unitetit, ne dem te trojeve tona, ne dem te kultures, gjuhes, historise dhe ne dem te zakoneve tone, si e si?!

Pse nuk ndjeve dhembje per teritoret tua te humbura më pare, qe humben mbi 100 mije kilometra katror, neper shekuj e dekada dhe prap po vazhdon ti humbish, siq i humben më pare paraardhesit tane, pse e pse…?!

A ka turp më te madhe per ne shqiptaret, pos edhe te na zhdukin tersishte nga faqja e dheut, qe na kane ndare e perqar mes veti dhe naj kane coptuar trojet si eshte më keq e më zi, nje gjymtyre e mbetur nen greqi, nje nen maqedoni, nje gjymtyre e mbetur nen Serbi e tjetra nen Mal te Zi. Te mos i permendim gjymtyret tjera te humbura e te tretura nen Slloveni, nen Kroaci, nen Vojvodine e nen Bosne e Hercegovine, ku ka turp më te madh se kjo per nje komb?!

A ka turp më te madh qe na ka zë gjumi para prehjes se thikave te gjelateve shekullor qe te amputojne prap gjymtyre te trupit tone, fale qyqareve tane politik, dhe qyqarllakut tone si popull, qe po u shkojme prapa ketyre politikaneve qyqar qe ishin e jane fatkeqesia e jetes sone dhe fatkeqesia e pasardhesve tane, a ka turp më te madh?!

Se turpi te na marrin Trepçen, Ujmanin dhe pjesen Veriore te Mitrovices, veriun e Kosoves dhe jugun e Shqiperise se bashku me detin jugor te saje?! Vertete nuk ka! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje