Me cilat modele jetesore po jetojme

2. 07. 2020

Eshte mese e nevojshme ta kuptojme nivelin, cilesine dhe sasine e modeleve tona mbi te cilet e mbeshtesim organizimin e proceseve te ndryshme jetesore. Niveli dhe menyra e te jetuarit, sasia e cilesia e saje, mvaren kryekput nga niveli e cilesia qe e posedojne modelet te cilat i perdorim gjate organizimit te proceseve jetesore.

Nese nuk jemi kreator i modeleve permes te cilave e organizojme jeten, do te mbesim rob i atyre modeleve qe u ka skaduar koha, duke i interpretuar ato ne menyre te verbet e te mjere. Imitimi i modeleve te huja dhe mos rishikimi e rifreskimi i tyre dhe modeleve tona kreative, imponon nje jete te mundimshme, monotone dhe aspak produktive.

Eshte e domosdoshme ngritja e menqurise dhe fuqise sone intelektuale e emocionale qe ti zgjedhim sakte e kjarte bindjet e besimet tona, se cilave modele jetesore duhet tu besojme e cilave jo. Aftesia dhe ngritja e vetedijes per te bere zgjedhje, rifreskim dhe ndryshim te duhur te modeleve jetesore, eshte shperblimi më i madh qe mund tia bejme vetes.

Ne ato momente kur e kuptojme se te gjitha modeleve u skadon afati i perdorimit te tyre, sidomos atyre modeleve qe jane indoktrinuar nga e kaluara, ne bejme perpjekje racionale e te vendosura qe te krijojme modele te pershtatshme per nevojat tona jetesore.

Sapo te arrijme ne kete stad te zhvillimit, i lejojme vetit ne menyre paqesore ti kthejme modelet qe u ka skaduar koha ne gjirin e historise, duke e stimuluar veten qe ti ngrisim e ti persosim aftesite tona te cilat na mundesojne te zhvillohemi emocionalisht, shpirterishte gjate gjithe jetes duke marr ide, mendime, filozofi dhe menyra te reja te te qenit e te te jetuarit.

“Kure arrijne mjafte njerze ti sfidojne gjepurat e jetes dhe ti miratojne modelet optimale, kemi progres evolutiv shoqeror. Ndersa kur mjafte njerze i optimizojne modelet e tyre ne te njejten kohe, kemi ndryshime revolucionare qe veprojne si nje fuqi e duhur, e cilat na qone drejte nje rendi te rij, te fuqizuar nga vrulli i zgjimit tone kolektiv”. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje