Sa jemi te ndergjegjsuar per vertetesine dhe pavertetesin e mendimeve, bindjeve dhe besimeve tona

6. 07. 2020

Shpeshehere kemi mendime, bindje e besime shume te gabuata ndaj vlerave tona qe i posedojme, te cilat ne esence jane modele pesimiste e zhgenjyse per potencialin tone fizik, psikik, emocional e intelektual, duke menduar, duke u bindur dhe besuar me paknaqesine e pamjes se jashtme trupore e te fytyres, per nga ana estetike, per nga ana e gjatesise se trupit dhe trashesise se tij. Gjithashtu manifestohen edhe me mendimet, bindjet dhe besimet e paknaqshme rreth aftesise , shkathtesise e zotesise intelektuala, emocionale, punuse e komunikuse, ne raport me tjeret.

Identifikimi i mendimeve personale, bindjeve e besimeve me realitetin objektiv, ne te shumten e rasteve konstatohet, si i gabushem dhe jo real e objektiv, i pa mbeshtetur tersisht ne fakte e argumente, rreth posedimit te aftesive, shkathtesive, shprehive, kapacitetit dhe vlerave tona personale. Me nje fjale bindje te gabushme ne raport me veteveten.

Sa shume prej nesh bijme viktime e mendimeve, bindjeve dhe besimeve tona qe na jane instaluar ne vetedije nga bota e infektuar e te kaluares , nese nuk ndermarrim masa ti ndryshojme, mendimet, bindjet e besimet te cilave u ka skaduar afati i perdorimit, dhe ti zavendesojme ato me modele te reja te cilat premtojne knaqshem per kohen ne te cilen jetojme.

Uji qe nuk rrjedhe, s`pihet dhe eshte helmus. Trupi e Mendja qe nuk gdhernden e nuk kaliten, sterkeqen dhe deformohen. Mendimi, besimi, bindja, vullneti, guximi, deshira dhe dashuria jane komandat tona te cilat na udheheqin gjate gjithe jetes dhe varsisht nga natyra, ndjeshmeria, vizioni dhe fuqia e tyre rezulton edhe menyra e te vepruarit dhe te jetuarit tone. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje