Pa ekuilibrim te zonave jetesore nuk ka sukses e as lumturi per ne
13. 07. 2020
Te kemi lumturi e sukses gjate jetes, eshte i domosdoshem ekuilibri i zonave jetesore permes percaktimit te vizionit, bindjeve , besimeve, strategjive dhe qellimeve e veprimeve tona per secilen zone, qe mos ti nenshtrohemi anarhise gjate te jetuarit, por te kemi percaktime e plane te pershtatshme per secilen zone jetesore, ku secila ka ndikim te madhe ne menyren dhe ne cilesine e modelimit tone te te jetuarit.
Shume prej nesh bejme jete jo te ekuilibruar sa e si duhet, ku ne njeren ane kemi shume pasuri materiale, e ne tjetren ane mardhenje jo te mira e jo te lumtura familjare, kemi shendet te mire e ne anen tjeter jemi zhytur ne borgje, kemi kariere te ngritur, por ndjehemi zemerthyer dhe te vetmuar. Keto jane disa prej fakteve qe deshmojne nje jete jo te ekuilibruar, ku fitojme ne nje zone te jetes e ne shume tjera humbim.
Te kota do te ishin perpjekjet tona qe te arrijme sukses e lumturi gjate jetes, nese nuk kemi ekuiliber te duhur dashurie mes partnerit dhe mes femijeve tane e familjareve tjere, nese nuk kemi raporte te mira e te sinqerta mes miqeve e dashamireve, nese nuk shetisim ne natyre brenda e jashte vendit, nese nuk e kemi ne nivel te duhur mjedisin ku jetojme, si brenda shtepise, jashte saje e ne rrethin tone, nese nuk e mirembajme si duhet shendetin fizik, psikik, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar, nese nuk e ngrisim dhe nuk e permiresojme jeten intelektuale, aftesite e talentet tona, nese nuk e ngrisim, humanizojme, socializojme jeten shpirterore, nese nuk e humanizojme, persosim dhe nuk e ngrisim karieren tone profesionale, kulturore, historike, shkencore e krijuse, nese nuk e permiresojme nivelin e jetes ne familje dhe nivelin e jetes ne komunitet duke i permiresuar raportet mes tyre.
Per ta bere realitet ekuilibrin e zonave te jetes duhet shfrytezuar literaturr profesionale e shkencore te pasaqme qe flitet ne menyre shkencore per secilen zone te jetes, sepaku dy a tri libra, se si duhet ekuilibruar ato, duhet te shfrytezohen lloje te ndryshme seminaresh e trajnimesh, sepaku dy tre te tilla per secilen zone qe e permendem më larte, sepse jeta e ekuilibruar, e sukseseshme, e lumtur, e dinjitetshme, humane e njerezore eshte mbi te gjitha vlerat qe i ka percaktuar njerzimi i botes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!