Deputetet shqiptar, perfaqsues te popullit apo zhvates te tij
11. 07. 2020
Deputetet e Parlamentit te Kosoves dhe atij te Shqiperise, ne vend qe te deshmohen perfaqesues te popullit dhe interesave te tij, ata po i perfaqesojne interesat e veta personale dhe interesat e lidereve te tyre partiak nga te cilet udhehiqen, kuptohet me shume pak perjashtime.
Menyra e perfaqesimit te tyre po i ngjane luajve, tigrave dhe ujqerve kur kacafyten mes veti prane viktimes qe ta marrin copen më te madhe nga trupi i pergjakur i saj, ne momentin kur i kane zene pusine asaj.
Skena rrenqethese e trishtuse ne Parlamentin e Kosoves e ne ate te Shqiperise kane kaluar ne mode dhe po demonstrohen ne menyren më te vrazhde, më agresive dhe aspak njerezore nga grupe deputetesh, te cilet luftojne si gladiator mes veti, per ti mbrojte interesat e veta personale e partiake ne menyren me te ulte te mundeshme, pa e trazuar koken se ata jane perfaqesues te popullit dhe interesave te tij, interesave te vendit dhe shtetit te cilit i takojne.
Ne mendjen e secilit qytetar keta luaj, tigra, ujqer e gladiator jane ngulit si deputete te trishte e te turpruar qe nuk jane fare perfaqesues dhe mbrojtes te interesave te tyre, por shkaterrues maksimal, te joshur nga motivi i pangopshem qe ta marrin copen më te madhe nga trupi e nga jeta e qytetarit duke i shkaterruar maksimalisht interesat e tij. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!