“Per ta pushtuar e nenshtruar nje popull më pare shkaterroja edukimin e arsimin e tij”

19. 07. 2020

Politikbersit dhe udheheqesit e arsimit dhe edukimit tone kombtar nga larte poshte e anasjelltas po e politizojne dhe po e shkatrrojne edukimin, arsimin dhe shkollen shqipe, njejte siq bene pushtusit e popullit iliro-shqiptar neper dekada e shekuj, qe synim paresor e kishin shkaterrimin e institucioneve tona arsimore- edukative, me synimin qe ta perqajne, ta sundojne, ta nenshtrojne e ta asimilojne më lehte kete popull.

Kjo dukuri e shemtuar nuk lene kurrfar hapsire qe te dyshojme ne perhapjen e saje te vrazhde ditadites neper institucionet tona edukative-arsimore nga larte poshte dhe anasjelltas, permes menyres se shpalljes se vendeve te punes qe i shpallin konkurset neper DKA-te e Komunave tona, ku nuk respektohen fare ligjet dhe kriteret e konkurseve, mbi te cilat shkelin me dy kembet, duke manipuluar me to, ne pershtatje me familjaret e politikberseve dhe udheheqesve te arsimit, me farefisni e miqesi te tyre dhe me pershtatjen per militantet partiak qe u sherbejne politikberseve dhe korrupcionit te niveleve te ndryshme, ne dem te kuadrit profesional, kualifikimit, pergatitjes dhe ne dem te organizimit te procesit te mirfillt edukativ e mesimor.

Kriteri i zgjedhjes se kuadrit neper keto institucione, eshte partiak, familjar, farefisnor, miqesor e korruptues, duke mos e qare koken aspak per respektimin e kritereve pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike e metodologjike te pergatitjes qe e posedon kuadri mesimdhenes e ai udheheqes dhe kuadri profesional pedagogjik e psikologjik i menagjimit te procesit organizativ mesimor, i cili pranohet ne nje institucion te caktuar per lendet mesimore, per udheheqje dhe per percjellje profesionale te procesit organizativ mesimor ne nivel te shkolles. Shkurt shprehur kuader i pranuar me direktivat nga larte poshte, sikur keto institucione te ishin prone private e tyre.

Kjo dukuri e shemtuar eshte perhap edhe me rastin e regjistrimit te nxenesve e studenteve neper shkolla e univerzitete, neperr qerdhe e parashkollore, pa kurfar kriteri profesional, pedagogjik e psikologjik, por sipas perkatesive politike, familjare, farefisnore, miqesore e korruptive. Po ashtu kjo shemtire e ka perfshire edhe notimin, cilesimin dhe kalushmerine e nxenesve dhe studenteve duke shkelur me dy kembet mbi çdo kriter pedagogjik, psikologjik e metodologjik te notimit ,cilesimit e kalushmerise. Te mos them kriteret hudhen pa pike meshire ne kantat e berrllogut, per te zene vend kryesor anarhija e mospergjegjesia para ligjit, vendit te punes dhe para institucionit ku punohet e mesohet.

Shemtija ne fjale eshte perhap si virus edhe ne paisjen e institucioneve tone edukative e arsimore, me kebinete e mjete te duhura e te nevojshme mesimore, permes injorimit e korrupcionit duke abuzuar me tender te ndryshem per interesa personale. Ka depertuar poashtu edhe ne menyren e hartimit dhe perpilimit te korikulave te ashtuquajtura apo planpromeve dhe ne menyren e hartimit dhe perpilimit te teksteve, literatures dhe doracaket ndihmes shkollor duke mos i perfillur fare kriteret pedagogjike, didaktike, metodike, psikologjike e metodologjike gjate hartimit dhe perpilimit te tyre.

Per ti dhene vule kesaje shemtije qe i ka kapluar institucionet tona edukative e arsimore dhe politikbersit e udheheqesit e ketyre institucioneve, deshmon kjarte bllokimi dhe politizimi i derpertimit te kuadrit te mirefillte e profesional ne to, bllokimi i sherbimit pedagjik e psikologjik profesional neper shkollat tona. Bllokimi i shpalljes se vendeve te punes se pedagogut dhe psikologut, si domosdoshmeri e kohes dhe si kuader profesional per shkollat tona, duke e lene tersishte ne anarhi qeshtjen e organizimit te procesit te mirfillte mesimor, e sherbimit profesional te punes me nxenes dhe zigjidhjen profesionale te problemeve te ndryshme rreth angazhimit te nxenesve ne mesim, rreth suksesit te tyre dhe rreth disiplines neper oret mesimore dhe problemeve te ndryshme qe u dalin nxenesve, mesimdhenesve dhe prinderve te nxenesve, e shume e shume probleme tjera organizative brenda nje shkolle. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje