Kush e meriton ti besohet reformimi i edukimit dhe arsimit tone

14. 05. 2021
Besimin per te bere reforme ne edukimin dhe arsimin tone kombtar e meritojne vetem ata qe kane mundesi e aftesi te duhura, ne radhe te pare ta njohin veteveten sa dijne, sa nuk dijne e sa duhet te dijne per te bere reforme ne fusha te caktuara te edukimit dhe arsimit tone kombtar, e meritojne besimin vetem ata qe e kuptojne gjendjen reale ne te cilen gjendet edukimi dhe arsimi yne, vetem ata qe e kuptojne rrugen kah po shkon per momentin edukimi, arsimi dhe shkolla jone shqipe, vetem ata qe e kuptojne ne cilin nivel kan ra dhe kah duhet me shkuar shkolla e arsimi yne, vetem ata qe e kuptojne cka deshirohet te arrijme me ndryshimet, sa mundemi e sa jo ti bejme ato dhe sa kemi kushte ekonomike e kadrovike te bejme reformim per te miren e edukimit dhe arsimit tone. te bejme reformim ne plane e programe, ne tekste e literatur shkollore.
Mund tu besohet reformimi vetem atyre qe kane potencial te mjaftushem profesional, intelektual, moral, kombtar dhe qe posedojne pergjegjesi e qasje serioze qe te merren ne menyre shkencore e analitike, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, duke i respektuar maksimalisht parimet dhe kerkesat bashkohore te ketyre shkencave ne fjale. Nese nuk plotesohen keto kritere qe u ceken me larte, eshte e kote perpjekja per te bere reforme, sado te jete e madhe deshira e jokompetenteve, e jo profesionalisteve te cilet i marrin pergjegjesite te bejne ndryshime apo reformim ne edukimin dhe arsimin tone.
Duke ia besuar kujtedo e si do berjen e reformimit ne edukim e arsim, dukje ia besuar kujtdo e si do berjen e reformimit ne planprograme mesimore apo ne te ashtuquajtura korikula baze te Kosoves, berjen e hartimit dhe perpilimit te teksteve dhe literatures shkollore, berjen e perzgjedhjes se mjeteve dhe kabineteve mesimore, duke ia besuar kujtdo e si do hartimin e perpilimin e testeve shkollore te cilesimit e notimit te nxenesve brenda shkolles e brenda lendeve mesimore, ne nivel te shkolles, ne nivel komunal dhe ne nivel kombtar, duke ia besuar kujt do e si do te bej propozime te ndryshme rreth perdorimit te formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit edukativ mesimor, te bej propozim reformues ne menyren e bashkpunimit shkolla me shkollen, shkolla me familjen dhe me rrethin ku funksionon ajo, ne menyren e bashkpunimit brenda shkolles mes arsimtareve, mes arsimtareve e nxenesve, mes kshillit te arsimtareve, kshillit te shkolles, keshillit te prinderve , keshillit te nxenesve dhe drejtorise si menagjuse kryesore ne shkolle.
Pra duke ndjekur kete menyre veprimi kemi deshtuar qe dy dekada me radhe dhe si po duket po vazhdon i njejti veprim edhe me ministrine e tashme te arsimit, ku na mbetet ta shohim rrugen qe do ta ndjeke kjo qeveri e kjo ministri e arsimit. Reforma ne arsim nuk behet adehok sa per sy e faqe, pa patur plane konstruktive, te hartuar mire, te analizuar nga ekspert perkates dhe pa debat publik te atyre planeve e projeteve te propozuara. Reforma ne arsim nuk behet me militante partiak, me njerze te korruptuar qe reformen ne arsim e kuptojne vetem si shperlarje parash per interesa te ndryshme personale e grupore.
Se nuk behet reform adehok, sa per sy e faqe, se nuk behet reforme pa plane konstruktive e profesionale, pa analize e analogji shkencore te eksperteve perkates dhe pa debat publik rreth atyre planeve e projekteve te propozuara , pos me plane kopi paste dhe te perkthyera nga planet e hartimet e huja, ka deshmuar praktika jone 20 vjeqare  ne arsim, e cila ka marr tatpjeten dhe rrugen drejte theqafjes, ku kjo theqafje eshte deshmuar sa e sa here permes PISES. Me rrespekt mesuesi Ise

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje