Pakoja e Ahtisarit ne dem te Kosoves e ne favor te Serbise pushtuse, e cila krijoj kasaphane e gjenocid ne Ballkan

3 Maj 2015- Ripostim
Pakoja e Ahtisarit dhe pranimi i saje nga pehlivanet tane politik te korruptuar , me nje fjale pranim per vetevrasje, ka cunguar pavaresine e Kosoves ne disa shtylla baze te shtetit, me të cilat matet pavarësia, si integriteti territorial, ushtria, ministria e punëve të jashtme dhe Ulësja në OKB.
Në krejt Pakon e Ahtisaarit, një herë përmendet gjuha shqipe e askund fjala shqiptar. Te shprehja komunitetet joshqiptare, eshte permend 37 herë gjuha serbe dhe serbet, e cila flet kryesisht për të drejtat dhe privilegjet e pakicave dhe atë sidomos të pakicës serbe. Kuvendi i Kosovës me këtë Pako, kurthohet me formulen e dyfisht te shumicës. Kuvendi për çështjet e ligjet jetike, ka nevojë për shumicën e përgjithshme dhe shumicën e pakicës, gjë që praktikisht i jep të drejtë vetoje pakicës. Edhe pse Kosova nuk ishte agresor, por Serbija ishte ajo, edhe pse 90% e popullates eshte shqiptare e 10% e minoriteteve, ku ne kete perqindje bene pjese edhe minoriteti serb.
Trashëgimia kulturore konsiderohet vetëm ajo fetare ortodokse, e cila është definuar padrejtesishte si serbe, duke parashikuar themelimin e 45 zonave të veçanta qindrahektarëshe eksterritorial, të cilat uzurpojnë prone, teritor, kulturë dhe histori te shqiptareve ne Kosove.
Ahtisaari me pakon e tij përqendrohet më së shumti te decentralizimi, ku komunave te reja me shumicë serbe u dha kompetenca shumë më të mëdha se sa atyre me shumicë shqiptare dhe plotësisht të pazakonshme për komunat serbe e komunat ne pergjithesi, me kompetence apsolute, qe si shembul nuk ka kund ne bote, si në arsimin e lartë, shëndetësi e kompetenca tjera qe si ka kush ne bote prej minoriteteve.
Po ashtu kjo pako i mundesoi lidhjet horizontale të serbeve qe ta hedhin farën e një entiteti autonom serb. Lidhjet vertikale me Beogradin dhe financimi, i cili i liron nga taksat në Kosovë, i hapen rrugë kontrollit të Serbisë në çerekun e territorit të Kosovës.
Kjo pako e Instaloi përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, i cili njëkohësisht do të ishte përfaqësues Special i Bashkimit Evropian, me fjalën përfundimtare për gjithçka çdo herë. Ky monark i ri do ta kishte fuqinë korrektuese, pra ndryshimin e ligjeve, dhe zëvendësuese, përjashtim të ministrave e zyrtarëve të tjerë me emërim të dikujt tjetër në ato poste. Kësisoj po betonohej protektorati sundues ndërkombëtar mbi Kosovën, në vend që të flitej për dëmet e luftës dhe gjenocidin që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës dhe popullit te saje.
Pakoja e Ahtisaarit merret me borxhet e Kosovës edhe pse Kosova u përjashtuar nga sukcesioni i ish Jugosllavisë, nuk ishte zhdëmtuar për plaçkitjet dhe shkatërrimet, dhe tash duhej të merr pjesë në borxhin e jashtëm të Serbisë. Dikur, në vend se të çarmatosej ushtria kriminale serbo-jugosllave, u çarmatos UÇK-ja, në vend se të shpërbëhet ajo, u shperblyen strukturat policore e ushtarake paramilitare të Serbisë në Kosovë, Pakoja e Ahtisaarit parashihte shpërbërjen e TMK-së.
U be nje kompromis i dhimshem nga ana e pelivaneve tane politik e te korruptuar, per te fituar Serbia shumë, por ajo mbeti prap e pakënaqur. Pavarësia nuk na kaloi në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Serbia nuk na e njohu pavarësinë e Kosoves edhe përkundër të gjitha këtyre leshimeve, ku Pakoja e Ahtisaarit u zbatua njëanshëm në Kosovë.
Sot, Serbia është edhe më tej e pakënaqur dhe në Bruksel po zhvillohen negociata të reja ne dem te qeshtjes sone kombetare e ne dem te Kosoves per favoret e Serbise pushtuse e gjenocidale. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është normalizim i marrëdhënieve me hegjemonët dhe shovinistët e papenduar për krimet dhe per gjenocidin sistematik qe e ka bere nga e kaluara e deri me sot. Sikurse dje komunat me shumicë serbe, po ashtu edhe sot bashkësia apo asociacioni i këtyre komunave, me kompetenca shtetnore, nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës, por e qeverisë së Serbisë e cila po i trimeron ata qe ta destabilizojn Kosoven, i trimeron ata mos ti pranojne kompetencat shtetnore te Kosoves, por ti kundershtojn ato , i trimeron ata mos te integrohen ne shoqerine kosovare, por ne ate serbe, sepse Kosova eshte pjese e serbise dhe do te mbetet si e tille. Kete ambicje edhe sote e kesaj dite po e demonstrojn serbet te derigjuar nga Serbija, se Kosova eshte pjese e serbise ,se Kosoven kurr nuk do ta njohim si shtet, por si pjese te saje. Ndersa pehlivanet tane politik i kane fut veshet ne lesh dhe po u bejn lutje serbeve e Serbise se bashku me Europen plake, qe ti permiresojne mardhenjet ne dem tonin e ne favor te te pangopurve serbo-sllave ortodoks te Sebise pushtuse e gjenocidale.
Lexuesi im i dashur ky ishte e eshte “kontributi” i Pakos se Ahtisarit. Po folem edhe per pikat e Banki Munit qe po tentohen te futen shtese, do ta shohim ne shqiptaret ne pergjithesi ,se bashku me pehlivanet tane te plitikes ne Kosove e me gjere ku jetojne shqiptaret, se ne cilen gjendje te mjere, na ka pruar Kshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuar dhe Europa plake, dinake e lajkatare, edhe pse kurr nuk kemi qene nje popull agresosr e pushtues i tjereve, edhe pse kurr nuk dhunuam, poshtruam e neneshtruam popuj per rreth nesh, siq bene me ne qe 2000 vite me radhe, edhe pse derdhem gjak dhe dham viktima te shumta per liri e per pavaresi. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje