Te lirohemi sa ma par nga programimet jo efktive ne kokat tona

Bukur shume jemi te programuar me programe jo efektive, te cilat na imponojne edhe menyren e sjelljeve tona te niveleve nga ma te ulta. Kur behet fjale per ket lloj programimi, vertete kohrat per ne shqiptaret nuk ishin te pershtatshme, qe te programohemi me programe efektive sipas nevojave tona personale, familjare dhe kombetare. Me nje fjale, ma shume kemi patur programime te imponuara nga rrethana te ndryshme, qe e kane patur synim shperlarjen e trurit tone kombetar, duke tjetersuar ne ate menyre, qe u ka konvenuar programereve tane. Keto programime edhe sote e kesaj dite po gjallerojne dhe po funksionojne ne dem te qeshtjes sone personale, familjare, politike, fetare, ekonomike, shendetesore, arsimore, juridike, intelektuale, profesionale, shkencore e kombetare.
Kur e them kete, e kam mendjen te disa dukuri negative te programuara te cilat fusin perqarje e konfuzion ne mesin tone kombtar mbi baza politike, fetare e regjionale. Vertete programime te tilla e te shemtuara jane tragjike per ne si komb. Sa programim i keq ne kokat e atyre, qe shesin e blejne diploma, qe regjistrojne e kalojne nxenes e student dhe qe punesojne permes mitos, njoftesise dhe dukurive tjera te liga, totalisht te korruptuara e te devalvuara. Sa programim i keq e i deformuar moralisht e kombtarisht ne kokat e atyre qe e shesin dhe e blejne me pare statusin e veteranit luftetar, pa marr pjese ne lufte fare, per t`i krijuar vetit privilegje ne punsim, ne shkollim e ne kariere permes rruges ma te ulte njerezore. Sa programim i keq ne kokat e atyre, qe shkelin me dy kembet mbi ligjet dhe kushtetuten, qe e keqperdorin pasurine e perbashket kombtare dhe e pervetesojne paligjshem ate, qe e kane privatizuar tersisht shtetin, qe i devalvojne institucionet e ndryshme shtenore e private, qe e dehumanizojne mjekesine, edukaten dhe arsimin, drejtesine e gjera tjera me rendesi per jeten. Keto programime te mbrapshta duhet eliminuar sa ma pare, te mos zene vend ne proceset psikike te te menduarit dhe vepruarit tone gjate jetes, nese nuk dojme ta shkaterrojme veten ekonomikisht, politikisht, fetarisht, juridikishte, moralisht dhe kombetarisht.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe secili prej nesh ti korigjojme nga kokat tona programimet e vjeteruara, jo efektive, te deformuara, duke u nisur nga bota intelektuale, emocionale, sociale, shpirtnore, edukative dhe profesionale, te cilat jane te sterngarkuara me programime jo efektive e te qoroditura per ekzistencen tone normale e njerezore. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje