Shpesh duhet te marrim vendim per ta ndryshuar statusin tone drejte perparimit

Ata qe marrin shpesh vendime gjate organizimit te menyres se te jetuarit, nuk pajtojne me statusin momental qe e posedojne, por orvaten dhe marrin vendime ta ndryshojne dhe ta ngrisin statusin e tyre, ne nivel ma te larte dhe ma te persosur.
Mundet me ndodhe qe gjate jetes te mos kenaqemi me gjendjen e statusit tone dhe te brengosemi per ate gjendje, por rralle here na shkon mendja te marrim vendim, qe ta nderrojme ate nivel te statusit me te cilin nuk jemi te kenaqur.
Çdo gje qe na ndodhe gjate jetes, e mire apo jo e mire qofte, eshte pasoje e marrjes apo mosmarrjes se nje vendimi.
Edhe pse munde te gabojme ndonjehere gjate marrjes se vendimeve, per ta ndryshuar gjendjen e statusit tone, prap se prap ma mire eshte te marrim vendime, se sa te pajtojme me gjendjen e pakendeshme qe na rrethon. Permes gabimeve mesojme, qe herave tjera te mos i perserisim ato.
Rralle kush nga ne eshte ai qe nuk mundet te merre nje vendim, per ta ndryshuar gjendjen e statusit te tije, me te cilin nuk eshte i kenaqur. Per qudi, te rralle jane ata qe marrin vendime te shpeshta, per ta ndryshuar statusin e vete me te cilin nuk jane te knaqur.
Po deshem, kete munde ta bejme gati te gjithe prej nesh, nese kemi nevoje ta nderrojme, ta ngrisim dhe ta zhvillojme gjendjen e statusit tone shendetesor, edukativ, intelektual, profesional, emocional, social, moral, politik, fetar, ekonomik dhe kombtar, si shtylla ma kryesore per t`bere jete aktive, te lumtur e me dinjitet.
Per ta ndryshuar statusin tone drejte perparimit, ne fusha qe permendem ma larte e ne fusha tjera, eshte e domosdoshme te mbeshtetemi ne forcen e pathyeshme te procesit psikik te te menduarit dhe vepruarit, qe dele nga marrja e vendimeve.
Lexusi im i dashur, uroi te marrim sa me shume vendime, ta permirsojme gjendjen e statusit tone, te jetojme me nivel ma te larte e ma te lumtur si individ, si familjar, si shoqeri e si komb ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje