Mos qendroni inferior e te perulur por krenar e me dinjitet

Nuk eshte mire e as e dobishme te qendrojme inferior, te perulur e te mposhtur, sado te rrethuar qofshim me halle, brenga e shqetesime te ndryshme gjate jetes, duke perkulur trup e krahe dhe duke ulur koken zvarre, por eshte mire te ecim e te qendrojme me dinjitet, koken larte me trup e kraherore drejte, pa e pranuar per asnje qast mposhtjen qe na imponojne brengat, hallet dhe shqetesimet e ndryshme jetesore. Guximtaret fitojne perhere, sepse nuk e pranojne inferioritetin, peruljen, nenshtrimin dhe mposhtjen, qe ua imponojne rrethanat, kurse frikacaket humbin, sepse e pranojne inferioritetin, peruljen, mposhtjen dhe servilitetin e imponuar.
Te suksesshem e te lumtur do te behemi gjate jetes, nese dijme e dojme te shoqerohemi me tjeret sipas merites qe e kane, t´u buzeqeshim sinqerisht atyre, t´i trajtojme urte e embel, t´i nderojme me dinjitet e krenari, e jo me servilizem sado superior qofshin ata ne raport me ne, apo ne ne raport me ta. Te lumtur e te suksesshem gjate jetes jane ata, qe ne mesin e vete familjare, shoqerore, ne pune dhe ne mesim, shkelqejne me vullnetin e tyre, respektin, mirekuptimin, tolerancen, kritiken kur eshte e domosdoshme, bashkpunimin , diturine, dashurine qe e rrezatojne ndaj tjereve me sinqeritet e maturi dhe qe krijojne atmosfere optimizmi dhe disponim te mire duke perdorur edhe humorin kure e lyp situata.
Po ashtu te lumtur e te suksesshem jane ata njerez edhe kur per ndonje moment apo per rrethana te ndryshme mbesin te vemtuar, qendrojne perplote aptimizem, te kthjellte, te buzeqeshur, fishkellojne duke emituar melodi te ndryshme dhe ne fund ia krisin ndonje kenge per ta kenaqur shpirtin e vete. Me nje fjale e luajn rolin e njeriut te lumtur, duke formuar shprehi te mira per jeten, sepse qdo gje qe e perserisim disa here, ajo shprehi behet pjese e pandashme e mendjes, e bindjeve, veprimeve dhe shprehive tona gjate jetes.
Te lumtur e te suksesshem do te jemi, nese i largojme shprehite e kqija te cilat i kemi formuar gjate jetes duke menduar e vepruar keq, duke urrejtur, xhelozuar, shpiunuar e fyer, duke etiketuar, genjyer, mashtruar, perulur e poshtruar, duke dhunuar, prere ne bese e tradhtuar tjeret. Nese i zavendesojme gjitha keto shprehi te keqija me shprehi te mira, gjithnje duke larguar vemendjen prej gjerave te shemtuara e te pa pelqyeshme, ne gjera te kendeshme e te pekqyshme.
Te lumtur e te suksesshem jane ata njerez, qe ma pak ankojne, perbuzin, fyejne dhe urrejne tjeret, jane ata njerez qe i kontrollojne mendimet e veta dhe i ndalojne ato mendime te cilat u sjellin tendosje emocionale, duke i lejuar sa ma shume mendimet qe sjellin qetesi, mirekuptim, tolerance, vullnet, deshire e dashuri per pune, mesim e dije per jete.
Te lumtur e te suksesshem do te jemi, nese punojme me dinjitet e pergjegjesi duke perdorur arsyen, maturine dhe tere energjine e shpirtit tone, qe ta mbajme inteligjencen ne nivel dhe ne nje drejtim te shendoshe, qe mos te na valvitet vemendja poshte e larte duke thithur mendime te semura, por te mesojme e studiojme me dinjitet dhe te paisemi me aftesi, shkathtesi, shprehi, dituri e kulture kombetare e nderkombetare ne pergjithesi. Lexusi im dashur, inferioriteti, perulja, nenshtrimi dhe serviliteti u takone njerezve te dobte shpirterisht, emocionalisht, moralisht, kombtarisht e fizikisht. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje