Formimi dhe deformimi i karakterit dhe personalitetit tone

Çdo mendim e veprim i perditshem i yni, sipas permbajtjes se tyre e formon apo e deformon karakterin dhe personalitetin tone. Mendimet e veprimet qe i bejme gjate jetes, te mira apo te kqia qofshin ato, perdite e ngapak e ndertojne lloin e temelit tone te karakterit dhe personalitetit. Sipas ndertimit te ketij temeli, formesohet edhe karakteri edhe personaliteti yne.
Ato temele qe u bejne balle rrebesheve te kohrave qe vine e shkojne dhe nuk perfshihen nga ato e nuk perkulen, e tregojne nje dore punetore e te shkathte, nje mendje te ndritur me shpirt e zemer bujare, qe e ka perzgjedhur me kujdese, materialin ma te mire e ma te forte, per ta ndertuar nje temel i cili personifikon po ashtu nje karakter e personalitet te mire e te forte.
Ata qe e kane ndertuar dhe e ndertojne ne vazhdimesi nje temel qe personifikon nje karakter e personalitet te forte e te mire, ne asnje menyre nuk perfshihen nga rrebeshet e ndryshme, qe vijne e shkojne neper kohe dhe interesat e veta nuk i realizojne duke i shkaterruar interesat e tjereve, permes rruges se pushtetit, pozites qe e posedojne, permes genjeshtrave e mashtrimeve te shumta , permes premtimeve te rrejshme dhe permes verjes se kushteve te pandershme, viktimave qe presin ndihme dhe trajtim te drejte e te ndershem nga ata.
Si po duket, po shtohet numri i atyre te cilet ndertojne temele te dobta e te kqija, qe e manifestojne karakterin dhe personalitetin e tyre te dobte e te keqe, qe shkakton deme personale tek vete ndertuesi, te familja e tije, ne mesin ku jeton dhe tek kombi ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, per te gjithe ne vlene kujdesi i shtuar gjate formimit te mendimeve, ideve dhe pikepamjeve, ne baze te cilave manifestohen sjelljet, veprat dhe ndertimi i temelit te karakterit dhe personalitetit tone ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje