Shkollat shqipe katolike ndoqen rrugen e edukimit fetar katolik te shqiptareve

Ne kundershtim me shkollat shqipe ortodokse, shkollat shqipe katolike kishin per synim kryesor mbrojtjen dhe perforcimin e katolicizmit ne trevat shqiptare. ” Që t`i kundervihen shtrirjes se ortodoksise ne trevat shqiptare dhe t`i mbrojne dioqezat katolike ne Ballkan, Kisha e Romes dergoi misionare te Urdherit te Benediktineve qe ne shekullin e IX. Ne pjesen veriore te Arberise murgjit franqez Benediktine u vendosen ne vitin 1236, fillimisht ne Shirgj, prane Shkodres, ne manastirin e Shen Argjendeve ne Durres ne vitin 1278 nen mbikqyrjen e Karl Anzhuit, ndersa ne Shkoder perhere te pare u vendosen ne vitin 1345. ” Veprimtaria e tyre ne lemine e shkollimit zhvillohej ne disa drejtime: ata ruajten dhe pershkruan dorshkrime te moçme sikurse Shkrimin e Shejte, veprat patristike por edhe veprat klasike, si latine, greke e arabe”. ” Urdheri françeskan u vendos ne qytetin e Durresit ne vitin 1283. per stabilizimin e katolicizmit ne trevat veriore te Arberise, rol kryesor luajti Kryepeshkopata e Tivarit, themeluar nga papa Grigori VII 1073- 1080, nga e cila varej jo vetem Shkodra por edhe peshkopatat katolike te krujes, Skurjes, Pultit, Drishtit, Shasit, Ulqinit dhe Sadres”. Peshkopata e Tivarit ishte e dalluar per perhapjen e besimit katolik dhe kultures latine ne trevat shqiptare. ” Nder kishat ma te njohura te stilit roman kane qene: katedralja e Shasit, kisha e Shirgjit ne Shkoder, kisha e Shen Mërisë ne Vuan e Dejes, kisha e Shëlbuemit ne Rubik te Mirdites” Nxenesit shqiptar ne shkollat katolike shqipe mesonin ne gjuhen latine dhe at italiane, nuk u lejohej te mesonin ne gjuhen shqipe, njejte si ne shkollat shqipe ortodokse. Edukoheshin kryesisht me besim fetar katolik dhe me kultur latine, permes mesimit te veprave fetare kishtare. Lexusi im i dashur, kjo ishte nje pasqyre e shkurter rreth shkollave shqipe katolike dhe veprimtarise se tyre. Per ma gjersisht rreth kesaje qeshtje mun te informoheni ne vpren e prof, Dr. Hajrullah Koliqit,” Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”, Shtepia Botuse, Libri Shkollor, Prishtine, 2012. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje