Kolegjet private po u konkurojne me kualitet apo kuantitet Univerziteteve Shtetnore publike
Edukata e arsimi kerkojne vullnet, dashuri, pune te palodhshme sistematike dhe respekt nga ata qe e kane pergjegjesi ta lëvrojne sa ma ndershem kete fushe, duke e menagjuar dhe transmetuar tek gjeneratat e reja te kombit tone dhe t`ia ruajne shejnterine e tyre, qe e kane per njerezimin, e ne veqanti per kombin shqiptar, i cili e ka patur me kimet gjithmone dijen, edukaten dhe arsimin, te cilat naj ndalonin pushtuesit tane mijavjeqare.
Runa o Zot, prej konkurences kuantitative te kolegjeve private, te cilat po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut! Kjo perhapje e ketyre kolegjeve ka marr permasa marramendese, thua se kombi shqiptar ka me miljana banore, me miljana kilometra katror siperfaqe te trojeve te veta. Thuja se e ka nje ekonomi shume te zhvilluar e te persosur, thuja se e ka nje treg gjigant pune, i cili i kerkon qinda e mija te rinje e te reja per punesim, thuaja se nuk ka te ndalur hapja e vendeve te reja te punes dhe punesimi per aq sa ka kerkesa e te shkolluar nga kolegjet private e univerzitetet publike, thuaja se po behet punsimi i tyre pa dallime partiake, farefisnore e grupore dhe pa mito korruptuse e lloje tjera te korruptimit!
Prisit apo pronaret e kolegjeve ne hapsiren e trojeve shqiptare, moton kryesore e kane, per te bere sa më shume propagande qe ta joshin rinine t`i frekuentojne ato kolegje, te cilat i stolisin frekuentusit me grada e tituj shkencor, sa qele e meshel syte, pa u respektuar si duhet e sa duhet kriteret ligjore, pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike dhe metodologjike gjate procesit te organizimit mesimor edukativ, gjate procesit te cilesimit, notimit e testimit, per ta demostruar nje pasqyre sa më reale te njohurive, shkathtesive e shprehive te studenteve tane dhe gjate procesit te ofrimit e skalitjes se njohurive, shkathtesive e shprehive te ndryshme edukative, mesimore, kulturore, shkencore, humane, kombtare e njerzore. Nese e bejme nje hulumtim analogjik mes kolegjeve private dhe univerziteteve publike, kam friken time personale se do te grumbullohen fakte jo te deshirueshme neper te dyja llojet e kategorite e shkollimit mes kolegjeve private e univerziteteve publike, duke bere gare mes veti per kuantitet e jo per kualitet, qe ta ruajne sa më shume prezencen e studenteve neper meset e tyre vepruse, per interesat e veta. Kolegjet private qe jane perhape endej e ketej trojeve shqiptare dhe po funkcionojne ne te shumten e rasteve me licence e pa licence, me e pa kritere te forta professionale, pedagogjike, psikologjike e metodologjike ne organizimin e procesit mesimor edukativ brenda tyre. Edhe kur marrin licence, ate e marrin thuja se te korruptuar, edhe pse nuk i plotesojne kushtet sipas kritereve ligjore, me pranimin e kuadrit mesimor, me numrin e regjistrimit te studenteve sipas suksesit te cilin duhet ta posedojne ata dhe sipas merites te pranohen neper ato departamente ku regjistrohen, edhe pse planprogramet dhe lendet mesimore, nuk i plotesojne kushtet qe duhet plotesuar nje institucion edukativo-mesimor, edhe pse paguajne para te majme gjepat e varfur te studenteve, edhe pse definitivisht plaqkiten studentet, kur i perfundojne studimet ata nuk kane ku te punsohen, perpos te behen kamarier, punetor sigurimi e puntor krahu me diplome, per ta siguruar buken e gojes dhe ajo menyre e punesimit nuk eshte e siguruar per te gjithe.
Kush mund te me thote se, gjendja eshte ne rregull neper keto kolegje, kur mesimdhenesit e tyre edhe pse disa prej tyre i kane marr gradat qe ua bejne te mundeshme te ligjerojne neper ato kolegje, shume pak qe mos te them aspak, prej atyre mesimdheneseve i kane tekstet personale te ligjerimit, apo sepaku te jete emri i tyre ne publik permes ndoj vepre shkencore te botuar. Ne vend te ketij kriteri, mesimdhenesit e ketyre kolegjeve u ofrohen skriptoreve dhe fotokopjojne tekste te autoreve te ndryshem dhe ua shesin studenteve te tyre copzat e fotokopjuara neper skriptore qe gjenden prane fakulteteve e kolegjeve. Lehte eshte te marrish deftesa, qertifikata, diploma, grada e tituj te ndryshem, lehte eshte dhe oficer te behesh , por veshtire eshte ta kryesh me ndere e profesionalizem misionin e shejte te mesimdhenesit.
Lexuesi im i dashur, dhashte Zoti mend aty ku nuk ka, ndriqofte drita e diturise neper vendet e errsuara te kokave njerzore, u pastrofte zemra e shpirti i njerzeve neper trojet shqiptare e më gjere! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!