Premtimeve boshe, mashtruese dhe genjeshtrave, shpejte po u dele boja dhe po behen bajat- ripostim

Ështe premtuar gjate gjitha elektorateve parazgjedhore andej e ketej kufijeve per hapjen e mija e qindamija dhe më shume vene pune, nuk u realizuan dhe nuk e kane ndermen te realizohen premtimet parazgjedhore ne vazhdimsi, qe ua benin elektoratit lideret partiak dhe nuk trazohet askush prej tyre per genjeshtrat premtuese e mashtruese dhe per perhapjen e varferise dita dites ne trojet shqiptare. Ështe premtuar antarsimi i Kosoves ne NATO, nuk u bë, e as qe po flitet per kete qeshtje, eshte premtuar antarsimi ne UNESCO, deshtoi pranimi dhe nuk turperohet kush per fajet e veta rreth kesaje qeshtje. Eshte premtuar qe do te na njeh si shtet Serbija, ajo ende nuk e ka ndermend kete qeshtje dhe po vazhdon t`i rremih temelet e shtetit te Kosoves, para syve te politikaneve tane dhe para syve te botes, te cilet po zgerdhihen me duar ne gjepa te politikaneve tane te cilet po shetisin koluareve te europes e te botes . Eshte premtuar ne vazhdimsi nga politikanet tane se do behet investim i madh per zhvillimin e bizneseve, jo vetem qe nuk u be kjo, por perkundrazi po merren vjedhtas pasurite e perbashkta kombetare, duke i pervetesuar padrejtesisht ato per interesat e veta personale, familjare e klanore. Eshte premtuar themelimi i komunave, ne Kodren e Trimave, ne Zonen e Hasit dhe te zhegres, nuk u realizuan, sepse politikanet tane ishin e jane te zene duke u perpjeke per themelimin e ashtuquajtur te “Asociacionit te komunave serbe” dhe me rregullimin e demarkacionit kufitar me malin e Zi, qe tia falin mbi 8200 hektare toke. U premtue liberalizimi i vizave per nje kohe te shkurter, edhe ky premtim doli me shume se sa nje genjeshter. U premtua se do te paditet Serbia per gjenocidin e bere ndaj popullates shqiptare ne Kosove, edhe kjo deshtoi, sepse politikanet tane ishin te zene duke e trashe kumarine me Serbine e me Europen qe ti falin troje asaj, se bashku me Trepqen e Ujmanin, si asete te medha te pasurise kombtare dhe per tia fale tersisht edhe veriun e Kosoves. Hajde Europe hajde se bashku me politikanet tane shqiptar andej e ketej kufijve, heee ia pafshi sherrin Serbise qe po e pergdhelni edhe ashtu me duar te pergjakura nga gjaku i shqiptareve, per interesat tuaja personale e te Rusise! Që 20 vite pas luftes po perhapet korrupcioni ne trojet shqiptare dhe nuk ka te ndalur. Po perhapet trafikimi me qenje njerzore e me substanca narkotike dhe prostitucioni, edhe pse eshte premtuar nga politikanet tane tolerance zero ndaj ketyre dukurive negative. Eshte premtuar se do te pengohet shperngulja masive e popullates dhe te rinjeve tane nga trojet e veta per shkak te varferise e papunesise, perkundrazi po rritet papunesia e varferia dhe trojet shqiptare ne vazhdimsi po zbrazen dita dites perhere e më shume nga popullata e vete. Eshte premtuar e premtuar, genjyer e genjyer, mashtruar e mashtruar per drejtesi e per barazi, per zhvillim e punesim ne pergjithesi, te mos ket edhe metej varferi dhe prap e prap po vazhdon kjo tradite qe fare eshte qorodite, ne dem te popullit qe aqe shume vuajti dhe po vazhdon te vuaj nga premtimet dhe mashtrimet e ndryshme te paskrupullta. Si po duket shkaktar i kesaje gjendje te mjerushme jane angazhimet brilante e vizionare te lidreve tane te larte politik, qe ta krijojne nje marrveshje gjithperfshirese sa më par me Serbine, edhe nese ka nevoje tia falim Serbise Kosoven e Shqiperine dhe te shperngulet popullata tersisht nga keto dy vende, qe te kemi paqe te perhershme mes dy shteteve, edhe po mbetem ne shqiptaret neper tenda rrugeve te botes.       
Lexuesi im i dashur, shte mekat, mendjelehtesi, shkurtpamesi dhe tradhti ndaj interesave kombetare, shtetnore, familjare dhe personale, tu besohej premtimeve boshe, mashtrimeve dhe genjeshtrave te pafund te politikaneve tane, qe po i serviren Europes dhe se bashku me te, po e shkatrrojne shtetin e Kosoves, pasurite tokesore e nentoksore te saje dhe po i shesin ne menyre te turpshme asetet më te medha te pasurise kombtare, per leverdite e veta dhe per leverdite e pushtuseve tane e qarqeve te ndryshme antishqiptare, qe jane pozicionuar per ti mbrojtur leverdite e tyre, ne dem te interesave tona shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje