Përmirësimi i mardhënjëve mes shqiptarëve dhe mes njerëzve të botës, mundëson standarde më të mira jetësore
11. 08. 2022
Përpos zotrimit të emocionëve, shëndetit tonë fizik, psikik, intelektual, moral, social dhe zotrimit financiar, nuk ka gjë më të rëndësishme e më të vlefshme sesa përmirësimi i mardhënjëve tona, mes familjarëve, farefisit, miqëve e dashamirëve, bashkvendasëve e bashkombasëve, institucionëve të ndryshme, partive politike, besimeve fetare që i posedojmë ne shqiptarët, mes shtetit dhe përmirësimi i mardhënjëve në nivel kombtar.
Nëse mbetemi të izoluar, të përqarë, të urrejtur e të hasmuar mes veti, që nga individët e deri tek majat më të larta shtenore e kombëtare, sukseset tona gjatë jetës janë të pa arritshme, kurse në anën tjetër, dukuritë negative shkojnë duke u përhap dhe duke u shumuar në trojet shqiptare dhe asgjë që kemi paravetit, nuk e ka vlerën e vetë siq duhet ta ketë.
Asnjërit prej nesh dhe prej këtyre subjekteve në fjalë nuk i konvenon dhe nuk i flenë në hatër të shumohen, e të zhvillohën dukuritë negative , që i pengojnë proceset organiyative, ti qojnë përpara standardet jtësor, nuk i konvenon askujtë të jetojnë si të vetmuar e të izoluar nga bota njerëzore, sepse çdo gjë e humb kuptimin e vetë gjatë jetës. Vetëm i vdekuri mund ti përballoi vetmisë. Të gjallët e kanë të pamundëshme këtë lloj ekzistence të veshur me petkun e vetmisë.
Pra siq po duket, qenka e domosdoshme për secilin prej nesh, e subjektëve të përmendura më lartë, që të bëjmë përpjekje sistematike e më kombëngulese, ti gjejmë sekretet të cilat e mundësojnë përmirësimin e mardhënjëve tona mes njerëzve të botës, mes familjarëve, farefisit, miqëve, shokëve e dashamirëve, mes institucionëve të punës, mes partiv politike e fetare, mes shtetit e kombit në përgjithësi, duke premtuar secili sipas përgjëgjësive që kemi, një standard më të lartë të mardhënjëve njerëzore.
Një standard më human, më social, më moral e më kombtar dhe një standard më të lartë të mënyrës së të jetuarit dhe vepruarit tonë, duke nënkuptuar mardhënje të shëndetshme, moral të pastër për të gjitha subjektet në fjalë, drejtësi të fort e të barabart për të gjithë, një zhvillim të përbashkët e sa më të lartë ekonomik, një zhvillim humanitar e social të përmasave më të mundëshme njerezore.
Një arsim e shëndetësi te standardeve bashkohore, një forcë policore e ushtarake qe e mbron me dinjitet e me cdo kusht, vëndin, rendin, ligjin, nderin e qytetarëve dhe që e mbronë një imazh sa më të dinjitetshëm kombetar, në raport me atë ndërkombëtar, duke i thënë një jo të madhe individualisht, familjarisht, institucionalisht, kolektivisht dhe kombetarisht korrupcionit, prostuticionit, amoralitetit, narkomanisë, trafikimit me qenje njerëzore, papunësisë, varfërisë, tradhtisë, shkatërrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë kombëtare dhe devalvimit të institucionëve tona të ndryshme shtenore e private dhe devalvimit të shtetit në përgjithësi.
Duke i thënë një jo të madhe përqarjes mes nesh mbi baza fetare, politike, regjionale, duke i thënë një jo të madhe urrejtjës, xhelozisë, inatëve përsonale, vëllavrasjëve, shpiunazhës, propagandës së qarqëve të ndryshme antishqiptare e shumë e shumë vesëve tjera të liga mes shqiptarëve që na dobësojnë tej mase ekonomin, shëndetësine, arsimin, drejtesinë e shumë fusha tjera jetike në raport me tjerët, branda e jashtë kufujëve tanë.
Është në menqurinë tonë individuale, familjare, kolektive, institucionale, politike, fetare, kulturore, kombtare e shtetnore ti përmirmirësojmë sa më parë e sa më shumë të jet e mundur mardhënjet tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombëtar e ndërkombetar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!