Cila është e keqja më e madhe për shqiptarët nuk po e kuptoi, shamijat apo…?!

12. 08. 2022
Po bëhet qështje përdorimi i shamijave tek vajzat shqiptare të besimit islam dhe po krijohet një fortunë e madhe pa shkas, edhe pse shkollat tona mbrohen me kushtetutë si shkolla laike, të distancuara nga besimet fetare katolike, ortodokse e islamike, ku institucionet fetare janë të mbrojtura me ligj, qe në kuadër të atyre institucioneve ti kryejn ritet fetare të pa penguara nga politika. Kuptohet asnjëra palë nuk kanë të drejtë të perzihen ne qështjet e brendeshme organizative të tyre.
Pse krijohen fortuna të tilla përqarëse mes shiptarëve, e kuptojnë vetëm ata që janë ra viktimë dhe janë shitë për pak pare të pista tek qarqet e ndryshme propagandistike në dëmë të qështjes së pa zgjidhur kombtare të shqiptarëve, fatkeqësisht!
Të shiturve për pak pare të pista që kanë ra viktimë e qarqeve propagantistike, të cilat synim e kanë përqarjen e shqiptarëve, burgosjet e tyre, vrasjet, nënshtrimin e poshtrimin, shfarosjen, përzënjen me dhunë nga trojet e shtëpitë e veta, shkatërrimin masiv të pasurive të tyre, djegjen e shtëpive dhe gjenocidin sistematik, derisa ti shlyejnë shqiptarët nga faqja e dheut dhe harta gjeografike e botës, që tua marrin tërsisht tokat e tyre, në të cilat den baba den kanë jetuar ata.
Nga ky mjerim mes shiptarëve, që po lulëzojnë tradhtarët, të shiturit kuislingët, nepotistët, zhvatësit e vëndit, të krruptuarit, kriminelët e krimeve politike, ftare, kulturore, shkencore, ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe juridike, lindë pyeja për ta dhe pë gjithë shqiptarët kudo që janë, se cili është rrezik më i madh për kombin shiptar: Open Ballkani sllavo-ortodoks i Putinit, Vuçqit, Zaevit dhe i kryeministrit të Shqipëris Edvin Rama, opo shamijat që mund ti vejnë disa vajza të reja shqiptare, që kanë ra viktimë e qarqeve të ndryshme propagandistike antishiptare?!
Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i demarkacionit me Malin Zi, ku Kosova ka humbur mbi 8200 hektar tokë, apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i zajednicës së komunave me shumicë serbe apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrim i ekstra teritorit për kishat ortodokse të shqiptareve që i ka kolonizuar dhunshëm Serbia, me kolon serbo-malazezë apo shamijat në fjalë?! Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Nënshkrimi i ndarjes së Liqenit të Ujmanit dhe ndarjes së Trepçës me Serbinë apo shamijat në fjalë?!
Cili është rreziku më i madh për shqiptarët: Korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar në fusha të ndryshme, abuzimi me buxhetin e shtetit, abuzimimi me pronat shoqëror, abuzimi me veteranët e luftës, shkelja e perbaltja e amenetit dhe gjakut të dëshmorëve apo shamijat në fjalë?! Ka edhe shumë pytje për të shiturit, për tradhtarët, për kuislingët, për zhvatësit, për të korruptuarit, për abuzuesit me pasurinë shoqërore, por tani për tani po mjaftohem me këto pyetje publike që i kam parashtruar në këtë shkrim. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje