Kush duhet ta shtrijë dorën e pajtimit, Sërbija si xhelat i shqiptareve apo Kosova si viktime e xhelatit

3. 08. 2018
Edhe pas shumë tragjedive që naj sollën gjakatarët serbë, prapë po na dalin shqipfolës, që janë të gatshëm për ripërtëritjën e “kumbarisë” me gjakatarët e Serbisë, duke propozuar “traktate paqeje” në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar!
Ata shqipfolës që sot po vrapojnë pas një “kumbarie të re” me vrasësit e vllëzërve të tyre shqiptar, nuk i kanë zëmrat e përvëluara nga terrori e gjenocidi serb, por janë profiter të luftës çlirimtare, të cilët u pasuruan në luftë dhe pas saj, janë multimilioner që po i tradhtojnë idealet e dëshmorëve dhe të rënëve për të ardhmën e kombit jasht “bashkëjetesës” me Sërbin.
Normalizimi i mardhënjëve Kosovë-Sërbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e Serbise, në raport me Kosovën, jo vetëm që është anti humane e anticivilizuse, por është edhe anti njerëzpre e tradhti kombëtare nga ana e politikanëve shqiptarë, të cilët po lëshojnë pe ndaj xhelatit të shqiptarëve, Serbisë fashiste.
Veprimi i politikanëve tanë të vërbuar e të pa aftë fare, në raport me Serbinë e fqinjët tanë pushtues, len pak për të shpresuar për një paqë të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” me serbët, malazezët, maqedonët dhe me grekët!
Kjo dukuri e politikës vëndore shqiptare dhe asaje ndërkombtare, nuk ka të bëj fare me drejtësinë, por më tepër ka të bëj me shperblimin që po i bëhet shtetit gjakatar Serbë, ka të bëj me amnistimin e krimeve e gjenocidit të sajë që i ka bërë në Kosovë dhe ka të bëj me synimin që t`i shpërblej fqinjët tanë edhe me teritore tjera të Kosovës.
Ky veprim i politikanëve tanë të vërbuar e të pa aftë fare, lenë pak për të shpresuar për një paqë të qëndrueshme në rajon, për arsye se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” të tillë!
Kjo dukuri nuk ka të bëjë fare më drejtësinë, por më tepër ka të bëj me shperblimin që po i bëhet shtetit gjakatar të Serbisë, nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e posaqërishtë nga ana e Europës plakë dhe shelafe, ka të bëj me amnistinë e krimeve dhe gjenocidit të saj, që e shkaktoi në Kosovë e në trojet e shqiptareve në përgjithësi.
Marrëveshjet eventuale mes xhelatit e viktimës, nuk paraqesin kurrfarë zgjidhje të problemit serbo-shqiptar, perpos barazimit te viktimës me xhelatin, duke lënë të hapur derën e konflikteve të reja serbo-greko-sllave me shqiptarët!
Këto gabime tragjike do t’i vuajnë pas një kohe të shkurtë gjeneratat e ardhshme të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, duke u përballë prap me dhunën e terrorin serbomadh dhe hegjemonizmin greko-sllav.
Shtrirja gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës, i gjason “Rripit te Gazës” mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhojë konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, por do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Nën “petkun” fetar, u fuqizuan, po fuqizohen dhe po sllavizohen ish kishat e Manastiret e shqiptarëve ortodoks nga serbët. Po ashtu në emër të këtyre kishave po grabiten tokat e shqiptarëve nga ana e popadikave serbe, duke e legalizuar sistematikisht nocionin “Kosovo i Metohija” para bashkësisë ndërkombëtare.
Vetem Manastiri i Deçanit ka zapuar mbi 70 hektarë tokë të komunës së deçanasëve dhe toka private të shqiptarëve me bekimin e gjykatave, politikanëve të Kosovës dhe UNESCOS, të përkrahur nga ndërkombtarët e Europa plakë. Mos te flasim për kishat e manastiret tjera në Kosove, të uzurpuara e sllavizuar nga serbët, që synim e kanë sëbashku me politikeën serbe ta dërmitin e ta devalvojnë shtetin e Kosovës!
Përderisa politkanët e Kosovës po bëjnë “luftë” mes veti për pushtet në këtë gjysëm shtet, Serbia po përkujdesët për shtrirjen gjeografike dhe gjeopolitike të saje në Kosovë. Serbët e Kosovës, në saje të politikës së verbët shqiptare, me ndihmen e Serbisë dhe perkrahjen e nderkombtarëve, si asnjëherë më parë, e kanë të drejtën e “Vetos” në Kuvendin e Kosovës dhe janë bërë hisetarë në të gjitha asetët kombëtare të shtetit, të cilin nuk e njohin dhe nuk e pranojnë si shtet të tyre. Ripostim, I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje