Nuk reflektohen vlerat tona përmes fjalëve por përmes veprave  

2. 08. 2022
Nuk ka krenari më të madhe, se sa ti reflektosh vlerat tua përmes veprave praktikikisht.
Madhështitë, i bënë përsoni i madhërishëm, shëmtitë përsoni i shëmtuar. Këta dy përsona gjendën brenda nesh, cilit ti japim përparësi, përkrahje, vlersim e mirënjohje, ai përson do të na komandoi gjatë jetës.
Tek politikanët tanë bëjnë pjesë shumë përsona në botën e tyre shpirtërore, pos përsonit të madhërishëm, sepse këta i kanë dhënë përparësi, përkrahje, vlerësim, e mirënjohje shumë përsonave, përsonit të shëmtuar, përsonit të korruptuar, të pandershëm, përsonit të kriminalizuar, përsonit vrastar, lakmitar dhe përsonit tradhtar.
Per këtë arsye politikanët tanë janë përsonalitete të shumfishta, sa që nuk ka mundësi njeriu tu besoi, se cili përson është me të vërtetë në jetë. Fjalët e tyre nuk përputhen kurrësesi me sjelljet, që i bëjnë gjatë jetës. Fjalët që i thojnë ata, janë maska të zbukuruara mirë, për mashtrimin e tjerëve.
Është madhështi ta shprehish vetën se kush je, përmes punës e djersës së ballit, përmes dijës e nderit, përmes mirënjohjes, respektit e dashurisë ndaj tjerëve, përmes drejtësisë e humanizmit, përmes besës, moralit, atëdhedashurisë dhe përmes sakrificës për liri e për atëdhe. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje