Padituria është errësirë si shamia e zezë, mjer ai që nuk e lufton errësirën

21. 08 2022
Nëse e mohojmë paditurinë që e kemi, jetojmë dhe pajtojmë me errësirën e sajë. Sa më shumë që jetojmë me paditurinë, aqë më shumë na kaplon errësira saj futë e zezë, na kaplon varëfëria dhe stagnimi në një vënd, me një gjendje të pa lakmuar fare, vërtetë futë e zezë. Nëse nuk përpiqemi ta hetojmë dritën për rreth errësirës e më largë saje, ne me dije apo pa te, pranojmë të jetojmë si të gjymtë e të verbtë me errësirën, që mund të na ngulfatë jetën botën tonë shpirtërore, emocionale, intelekuale, morale, humane, sociale e kombtare.
Secili prej neve, pak ose shumë, e posedojmë këtë gjendje errësire. Andaj nuk duhet të harrojmë për asnjë qast, se sa pak dijmë dhe se sa shumë kemi nevojë për diturinë dhe dritën e saj. Nëse nuk harrojmë dhe ia përkujtojm vetit, se sa pak dijmë, përdit e nga pak paditurinë dhe errësirën e saj e zvoglojmë, dhe diturinë e dritën e saj e rrisim, pa të cilën nuk mund të bëjmë jetë normale, njerëzore e jetë të dinjitetshme.
Nuk citova filozof, sociolog, psikolog dhe pedagog të shumtë, pos Fromit e Shopenhauerit në fund të shkrimit tim, edhe pse kam mësuar shume nga ata, të cilëve u jam mirënjohës, për këtë që kam arritë dhe për atë që më mësuan t’i vërej përparësitë e t’metat e njerzëve, në radhë të parë t’metat e përparësitë e mia dhe më gjërë mes tjerëve, ta shoh errësirën e zezë futë që më rrin mbi kokë mua dhe atyre, duke bërë përpjekje sistematike, ta përqafoi dritën e diturisë gjatë gjith jetës sime dhe brenda mundësive të mia, tua shpërndaj edhe tjerëve.
Fromi, ka konstatuar, se; “shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua nga mendja ose logjika, nga qenia dhe materia e tij përceptimet e njohura esenciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat e ka lidhur lirinë, fatin dhe ekzistencën e tij”. Shopen Hauer thot: “ Ajo që i bënë të shoqërushëm njerëzit me njëri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetëvetën e tyre në të”. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje