Nuk pritet asgjë e mirë për popullin prej atyre politikanëve që i sollën të kqia për dy dekada atij

20. 03. 2021
Politikanët në fjalë që ishin deri tani në pozitë, të cilët i vuri populli në opozitë me votën e vetë, e kanë shumë të vështirë t`i ndërrojnë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, shprehitë, shkathtyesitë dhe sjelljet e veta, të cilat u kanë sjellë levërdi të mdha e të pista në dëm të popullit, atedheut, dhe shtetit, që i kanë programuar e perforcuar në kokat e veta për dy dekada me radhë.
Tani u duhet sepaku dy dekada kohë, të mos them më shumë, që ti shlyejnë ato mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje, me të cilat kanë vepruar si është më zi kundër popullit, atedheut dhe kundër shtetit, përmes korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor e krimit juridik dhe kanë vepruar përmes përqarjeve, fyrjeve e kërcnimeve mes veti, mbi baza partiake, grupore e regjionale.
Eshtë e kotë dhe u ka dalë boja përpjekjeve demagogjike të politikanëve në fjalë, u ka dalë boja premtimëve boshe, rrenave dhe mashtrimëve të tyre, të cilat i kanë përdor me të njëjtin stil për dy dekada me radhë, duke e thelluar të keqën në kurriz të popullit.
Populli tani e ka mëse të kjartë se mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet, shprehitë, shkathtësit e sjelljet, të cilatë janë pjekë në kokat e politikanëve që ishin në ballë të politikës për dy dekada me radhë, e kanë shumë të vështirë t`i eliminojnë nga koka e vetë ato vese te mbrapshta, që pastaj të fusin e të programojnë, mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje të reja, të cilat ua mundësojne ndryshimin e tyre rrënjesor nga këmbët e deri te koka.
Edhe nëse dojnë të bëjnë ndryshime të tilla politikanët në fjalë, mëse paku u duhet atyre të qëndrojnë në opozitë për dy dekada me radhë, të mos them edhe më shumë, që të kenë kohë e mundësi të mjaftushme për tu liruar nga politika e tyre sociopate, që pastaj në mënyrë graduale të paisën me mendime, bindje, besime, pikëpamje, shprehi, shkathtësi e sjellje krejtësishtë të reja e progresive, të cilat shkojnë në trend me kohën dhe nevojat e qytetarëve që i përfaqësojnë.
Dhashtë Zoti mend, mençuri dhe mëshirë, aty ku nuk ka! I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje